Lajme

Prishje të mëdha nga erërat e forta, KEDS del me njoftim

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 24 December 2019

Ditëve të fundit, e kryesisht mbrëmjen e së hënës erërat e forta kapluan një pjesë të qyteteve të Kosovës.

Kjo kryesisht në qytetet perëndimore, shkruan gazeta inFokus.

E nga këto erëra, është shkaktuar një numër i konsiderueshëm i prishjeve në rrjetin e energjisë.

-Advertisement-

Kështu, KEDS ka lëshuar një njoftim ku përmend qytetet më të dëmtuara nga erërat, shkruan gazeta inFokus.

“KEDS njofton se në disa pjesë të vendit, sidomos pjesën perëndimore janë duke fryrë erëra të fuqishme. Si pasojë, janë shkaktuar një numër i konsiderueshëm i prishjeve, vecanërisht në rajonin e Pejës. Disa prishje janë edhe në rajonet e Prizrenit, Mitrovicës e Gjakovës. Ka shumë shtylla të thyera dhe përcues (tela) të këputur”.

“Dhjetëra ekipe të KEDS-it janë gjatë gjithë kohës në terren dhe po bëjnë maksimumin që prishjet të sanohen në kohën më të shkurtër të mundshme”, thuhet në njoftimin e KEDS.

Këta thonë që vazhdimisht po bëjne investime, mirëpo gjithashtu shtojnë se iu trashëgua një rrjet i stërvjetëruar.

“Për tu evituar këto situata, KEDS po bën investime të fuqishme anëkend vendit, sikurse ka bërë mirëmbajtjen e vazhdueshme të rrjetit. Por, dihet se rrjeti i trashëguar ishte në gjendje mjaft të rëndë që e bën të pamundur të ndërrohet komplet për një kohë kaq të shkurtër. Në këto rrethana kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve”./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera