Rozë

Prindërit seksi të këngëtares shqiptare e vërtetojnë se pse sot vajzën e tyre e pëlqejnë të gjithë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 28 April 2017

Dua Lipa është një këngëtare të cilës i lakmohet jo vetëm zëri, por edhe format e saj të trupit. Ajo e nisi karrierën në moshë të vogël dhe hap pas hapi korri suksese të njëpasnjëshme.

Gjatë gjithë kësaj kohe i kanë qëndruar pranë prindërit e saj duke i dhënë kështu mbështetjen më të madhe. Shpesh thonë se fëmijët janë pasqyra e prindërve dhe duhet ta pranojmë se sapo vërtetuam se kjo shprehje është bërë tërësisht për Dua Lipën.

Këngëtarja ka postuar në Instagram-in e saj një foto të dy prindërve të saj në plazh, në vitet ’90 ndoshta në fillimet e tyre. Të dy pranë njëri-tjetrit duke shijuar rrezet e diellit duken shumë bukur aq sa tani e kuptojmë se kujt i ngjan këngëtarja. Dikujt më shumë e tjetrit më pak, ama të dy prindërit e Duas kanë qenë shumë simpatikë, madje janë edhe sot, të gjatë, elegantë e të pashëm. Me dy prindër kaq të bukur nuk mund të ndodhte ndryshe veçse të lindte një bukuroshe si Dua Lipa!

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera