Lajme

Prindërit e Faton Hajrizit në gjendje të rëndë emocionale, babai i tij tregon si e kuptuan që i biri i tyre u vrà

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 19 July 2024

Gazetarja Hateme Smajli ka treguar se prindërit e Fatonit kanë qenë në një gjendje të rëndë emocionale.

“Babai i Fatonit na tha se lajmin e kanë marrë nga mediat dhe se nuk kanë informacione të tjerë”, ka theksuar Smajli, e cila ka treguar se prindërit për shkak të gjendjes emocionale nuk kanë dashur që të flasin para kamerës.

 

-Advertisement-

 

Faton Hajrizi pas një rezistence u vra sot nga policia serbe në Loznicë.

Siç kanë raportuar autoritetet serbe, Hajrizi ka shtënë disa herë në drejtim të policisë së Serbisë. Në një prej veturave të Policisë janë gjetur tre plumba. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera