“Princi” i rrejshëm i Shqipërisë, “Trashëgimtari i Skënderbeut”, mashtron Pamela Anderson
Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 16 June 2017
Policia italiane e ka arrestuar Stefan Çernetiq, i cili për shumë vite ishte paraqitur rrejshëm si “Princ i Malit të Zi dhe Maqedonisë”, duke jetuar në qarqe VIP dhe duke e shijuar jetën mondane.
Për të qenë çudia edhe më e madhe, Çernetiq e konsideronte veten edhe si “Princ i Shqipërisë”, njofton Klan Kosova.
Në web faqen e tij ai ka një informatë qesharake, sipas të cilës, familja e tij është trashëgimtare e familjes së Skënderbeut.
“Në vitin 1468 vdes Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Çernetiqët e përvetësojnë emrin ‘Skënderbe’ për përdorim në Shqipëri dhe në Perandorinë Osmane, duke sunduar me këtë emër në Epir për disa gjenerata”.
Falë profileve në rrjetet sociale, plot me fotografi nga ngjarjet elitare, si dhe web faqes në të cilën publikonte lajme të rrejshme, Stefan Çernetiq (57 vjeçar) nga Torino ka arritur që t’i mashtrojë edhe fisnikët e vërtetë.
“Lartmadhëria e Tij” para dy jave u takua në Athinë me princeshën Irena të Greqisë, kurse disa ditë më herët ishte mysafir në garat e Formula 1 në Monako, i shoqëruar me sheikë dhe supermodele.
Në listën e të mashtruarave bën pjesë edhe Pamela Anderson, e cila i kishte rënë në gjunjë për ta pranuar nga ai titullin e “Konteshës Santa Maria Ligure” dhe shpalljen “Zonjë e Madhe e Malit të Zi”.
Këtij rrëfimi me luks, pije të shtrenjta, gra të bukura, automobila të shpejtë dhe vila luksoze, i erdhi fundi kur në pushimoren elitare në Fusine, “Princi” kishte shpenzuar shumë, ndërsa faturën e kishte dërguar në ambasadën e Maqedonisë në Itali.
Përgjigja e ambasadës ishte: “Mos na dërgoni fatura të këtilla. Nuk keni princ”.
Policia italiane ishte njoftuar menjëherë dhe e kishte arrestuar të vetëshpallurin “Princin e Malit të Zi, Maqedonisë, Shqipërisë, Serbisë dhe Vojvodinës”, njofton Klan Kosova.
Të tjera
-
Vranësira e reshje bore – Parashikimi i motit për fundjavë
Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore....
-
“Në rastin e Banjskës spitali i Mitrovicës s’kishte as penjë” – Deputetja Rrezarta Krasniqi me kritika të forta për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar m...
-
Virusi i ri kinez mbërrin Shqipëri? – Mjekët thonë se ende nuk ka raste të konfirmuara
Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë d...
-
Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrạsjet në qytetin e Cetinjes
Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sig...
-
Hetimi për sụlmin në Ibër-Lepenc, Verma: FBI po punon me agresivitet për të gjetur sụlmuesit, që ata të japin llogari
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/...
-
Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Insti...
-
Ferat Shala në Komoran: Ky vit është një vit i fitores të Partisë Demokratike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shpresojmë që normalizimi Kosovë-Serbi të çojë te njohja e ndërsjellë, thotë Richard Verma
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte
Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar n...
-
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gra...