Rozë

Princi Harry flet me dhimbje për nënën e tij

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 23 Gusht 2017

Princi Harry ka folur me dhimbje për momentet kur nëna e tij, princesha Diana, po vdiste, transmeton Klan Kosova.

“Një nga gjërat më të vështira është fakti se njerëzit që e ndoqën atë deri në banesën e fundit, ishin të njëjtët njerëz që po e fotografonin të vdekur në pjesën e pasme të makinës së saj”, tha 32-vjeçari në filmin për Diana, transmeton Klan Kosova.

“William dhe unë e dimë këtë, na është thënë shumë herë nga njerëz që e dinë si ishte rasti. Ajo ishte e plagosur rëndë në kokë, por ishte e gjallë, dhe njerëzit në vend se të ndihmonin, po fotografonin atë në ulësen e pasme. Pastaj ajo fotografi, u bë lajmi më i madh në vend”.

-Advertisement-

Princesha Diana vdiq më 31 gusht të vitit 1997 pas një aksidenti me makinë me shokun e saj Dodi Fayed dhe shoferin Henri Paul në Paris, Francë.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy