Lajme

Princi belg, i infektuar me koronavirus, kërkon falje për festën

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 01 June 2020

jë princ belg që u infektua me koronavirus, pasi mori pjesë në një festë në Spanjë, kërkoi falje dhe tha se “do t’i pranojë pasojat”.

“Më vjen shumë keq për veprimet e mia”, tha ai. Princi Joachim, 28 vjeç, ka udhëtuar nga Belgjika për në Spanjë më 26 maj për një program të praktikës.

Dy ditë më vonë, ai ka marrë pjesë në një festë në qytetin Kordoba.

-Advertisement-

Sipas raporteve të mediave spanjolle, princi – nip i mbretit Philippe të Belgjikës – ka qenë në mesin e 27 njerëzve në festë.

“Më vjen keq që nuk i kam respektuar të gjitha masat e karantinës gjatë udhëtimit tim. Në këtë kohë të vështirë nuk kam dashur të ofendoj askënd”, tha princi Joachim.

Rregullat e karantinës në Kordoba nuk lejojnë tubimin e më shumë se 15 njerëzve.

Policia spanjolle tha se ka nisur hetimet për festën. Ata që konfirmohen se kanë shkelur rregullat e karantinës, mund të ndëshkohen me gjobë deri në 10,000 euro.

Të gjithë ata që kanë marrë pjesë në festë thuhet se janë në karantinë.

Princi Joachim thuhet se ka simptoma të buta të koronavirusit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera