Auto&Tech

Prezantohet vetura më e re tre-rrotëshe luksoze

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 30 May 2017

Është prezantuar vetura më e re e vitit 2017, Vanderhall Laguna.

Versioni i ri i modelit Laguna, i kompanisë Vanderhall, vjen me një mini-interier i cili përfshinë sistemin e zërimit përmes lidhjes Bluetooth prej 600 W.

Nën kofanon e kësaj veture luksoze tre-rrotëshe, gjendet motori 1.4-litër Turbo me kapacitet prej 200 kuajfuqi, i cili është në kombinim me marshin automatik me gjashtë shpejtësi, transmeton Koha.net. Motori është i huazuar nga kompania e njohur General Motors.

-Advertisement-

Modeli standard Laguna kushton rreth 50 mijë dollarë dhe vjen me karrocerinë e bërë nga fibra të karbonit, maskën e përparme me ngjyrë të zezë, rrotat 18-inç e shumë komponente të tjera të cilat në çdo moment mund të bëhen të veçantë.

Kombinimi premium i elementeve nga lëkura, tepihët me ngjyrë të zezë mat, rrotat e mëdha dhe instrument-tabela bëjnë me dije se pronarëve të këtij modeli të ri të 2017-ës mund t’ju kushtojë më shumë para.

Modeli më i ri i serisë Vanderhall Laguna Bespoke Motoring Experience, ka një çmim prej 77 mijë dollarë, por pronarëve potencialë i mundësohet që të zgjedhin në mes të 104 llojeve të lëkurës dhe 120 interierëve sintetik, si dhe detajet tjera të cilat i ofron kompania Vanderhall.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy