Fun & Video

Pretendoi se e duron goditjen, u ‘palos si karrige’ në momenti që u grushtua (Video)

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 23 February 2018

Jordan Sharpe nga Durbantonshire e Skocisë, pretendonte se ishte aq i fortë dhe mund ta duronte grushtimin e mikut Kevin Robinson, i cili për një kohë është marrë me boks.

Por, në momentin që u godit në fytyrë, 26-vjeçari humbi kontrollin dhe ra, ndërsa mbeti pa ndjenja për afro tre minuta, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë, e tregon atë teksa ra mbi një tavolinë me gota dhe shihe, para se të largohej nga miqtë që e dërguan për kontroll.

-Advertisement-

Mënyra se si ra, u komentua sikur të jetë ndonjë karrige që paloset, ndërsa u shpërnda me shpejtësi në rrjetin social.

“Kur pini alkool, mos mendoni se jeni të fortë. Larg grushteve edhe nëse janë vetëm për mahi” ishte një prej komenteve të shumta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera