Pretendimet për mbylljen e AKP-së, deputeti Shala i quan mashtrime, reagon kryesuesi Hyseni
Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 14 May 2024
Gjatë shqyrtimit të Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2023 në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, u tha se Bordi i AKP-sa ka bërë një strategji që parashikon mbylljen e AKP-së deri në fund të këtij viti. Megjithatë, kryesuesi i Bordit të AKP-së, Mentor Hyseni tha se mbyllja e kësaj Agjencie nuk varet vetëm prej AKP-së.
Gjatë shqyrtimit të Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2023 në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, u tha se Bordi i AKP-sa ka bërë një strategji që parashikon mbylljen e AKP-së deri në fund të këtij viti. Megjithatë, kryesuesi i Bordit të AKP-së, Mentor Hyseni tha se mbyllja e kësaj Agjencie nuk varet vetëm prej AKP-së.
Kështu, sipas tij, AKP ka vazhduar me shitjen e aseteve për të cilat nuk ka pasur interes nga komunat dhe qeveria. Madje, kryetari i Komisionit Ferat Shala e ka quajtur mashtrim pretendimin për mbylljen e AKP-së.
“Kemi vazhduar me shitjen e aseteve për të cilat nuk kemi pas interes nga komunat dhe qeveria, ose nuk kanë rënë në kategorinë e Fondit Sovran ose të Ministrisë së Bujqësisë. Përmes tre valëve të shtijës kemi menaxhuar t’i shesim 14 asete në vlerë prej 2.8 milion euro…Si përfundim prej 31 mijë e 250 hektar tokë sa i ka AKP, 97.3 për qind do të kalojën në interes publik dhe rreth 2.67 për qind do të shiten përmes një procedure të hapur tenderuese, dhe një pjesë e tyre me negocim direkt, ku është e vetmja mënyrë që të transformohet prona dhe të likuidohen ndërmarrjet”, tha Hyseni.
Ndërsa, kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala ka reaguar ndaj kryesuesit Hyseni dhe ka pyetur atë se kur pritet të mbyllet AKP-ja dhe çfarë ndodhë me këtë Agjenci pasi që Projektligji për Fondin Sovran është në Kushtetuese.
“Në gjitha planet edhe qeveritare, por edhe të juaja ju e keni pas në platformë mbylljen e AKP-së, kur konsideroni se AKP do të mbyllet në bazë të kësaj dinamike, dhe a presim këtë vit të mbyllet? Ju drejtuar Fondit Sovran disa herë, Fondi Sovran është projekt ide në Gjykata, a keni alternativë nëse nuk mund ta mbyllni AKP-në tash, qysh nuk do të themelohet gjatë këtij viti Fondi Sovra, çfarë do të ndodhë me ato projekte dhe asete, a ka ndonjë opsion alternativë në këtë relacion”, ka pyetur Shala.
Për këtë, Hyseni u përgjigj duke thënë se është paraparë që edhe nëse nuk bëhet Fondi Sovran, Projektligji për tokat bujqësore është në përgatitje e sipër, dhe beson që 97 për qind të portofolios së AKP mbyllet gjatë këtij viti.
“Ne e kemi dërguar një strategji që parashohim mbylljen e AKP-së në fund të këtij viti, dhe si rezultat kemi bërë klasifikimin e gjitha aseteve e 32 mijë hektarëve tokë në rreth gjashtë kategori. Mbyllja e AKP-së nuk varet vetëm prej AKP-së. I kemi rreth 13 mijë e 500 lëndë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, por, mendoj se aktivitetet kryesore siç janë shitja dhe transformimi i pronës mund të fianalizohen në fund të vitit. Pjesa e aseteve për Fondin Sovran detyrimisht varemi prej Fondit Sovran dhe ne nuk kemi dorë në atë…Ne e kemi paraparë që edhe nëse nuk bëhet Fondi Sovran, ligji për tokat bujqësore është në përgatitje e sipër, besoj se 97 për qind të portofolios së AKP mbyllet gjatë këtij viti”, tha ai.
Përveç kësaj, Shala ka kërkuar përgjegjësi nga Hyseni për tokat bujqësore.
“Tash po bie që edhe në ligjin që keni bërë për Fondin Sovran që keni paraparë sektorin bujqësisë, edhe atje mungon pjesa e pronave të tokave bujqësore, edhe nëse themelohet, po pretendoj, ju nuk keni çka i jepni tokë Fondit Sovran, sepse ja keni dhënë Agjencisë së Pyjeve”, tha Shala.
Për këtë, Hyseni tha se këto toka janë kategori e pyjeve sipas gjendjes aktuale në terren.
“Kjo është kategori e pyjeve sipas gjendjes aktuale në terren, ajo mund të jetë me fletë poseduese”, tha ai.
Shala nuk është ndalur me kaq, ai ka thënë se ‘Ka mashtrime për vitin e kaluar, apo na mashtroni edhe sivjet për mbylljen e AKP-së”, për çka reagoi kryesuesi i Bordit të AKP-së.
“A keni ndonjë rekomandim zyrtar, a keni diçka të shkruar ju, qoftë kur zvogëloni asetet, qoftë kur thoni se do t’i shpronësojë qeveria…Realisht na kanë mashtrua vjet, a po na mashtroni edhe sivjet…Pse nuk keni bërë deklaratë më herët për këtë ndryshim,”, ka pyetur Shala.
Hyseni potencoi se nuk ka mashtrime sa i përket mbylljes së AKP-së.
“Nuk besoj se është mashtrim…”, është përgjigjur Hyseni.
Kohë më parë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka dërguar për vlerësim Ligjin për Fondin Sovran në Gjykatën Kushtetuese
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...