Sport

Pretendenti për titull i dërgon lojtarët në pushim një mujor!

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 05 December 2018

Stërvitja e 4 dhjetorit ka qenë e fundit për futbollistët e Llapit, të cilët do pauzojnë deri më 5 janar, koha edhe kur do të fillojnë me përgatitjet për stinorin pranveror.

Futbollistët kanë mbajtur të martën seancën e fundit stërvitore me trajnerin Bekim Shotani, ndërkohë që u është kumtuar lajmi për ndërprerje të punës deri më 5 janar.

Ende nuk është bërë e ditur nëse Shotani do vazhdoj të drejtoj skuadrën llapjane edhe në stinorin pranveror, por tashmë dihet se ky klub ka aranzhuar Turqinë për të vijuar fazën përgatitore në muajin janar.

-Advertisement-

Drejtuesit e klubit të Llapit janë treguar korrekt deri më tani me pagesat e futbollsitëve, pavarësisht se ka patur ndryshime në strukturat drejtuese të klubit.

Llapi ka mbyllur në pozitën e tretë stinorin vjeshtor, ndërkohë që është eleminuar nga DigitAlb Kupa e Kosovës dhe titulli kampion mbetet synimi i vetëm i llapjanëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera