Lajme

BE pret dëshmi të fuqishme në luftimin e korrupsionit

Autori: Gazeta inFokus 08:20 | 25 May 2018

Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë deklaruar se nga institucionet kosovare po presin dëshmi të fuqishme në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Muajin e ardhshëm Komisioni Evropian pritet të dalë me raport për çështjen e liberalizimit të vizave me Kosovën.

Bashkimi Evropian po pret nga institucionet vendore dëshmi të fuqishme në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, në mënyrë që të përmbushet edhe kriteri i fundit i mbetur për liberalizim të vizave me Kosovën.

Zyrtarë të lartë të BE-së kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se sapo Komisioni Evropian ta vlerësojë se kriteri i fundit për liberalizim të vizave është përmbushur nga pala kosovare, atëherë propozimi i KE-së duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe në fund nga Këshilli i Ministrave.

“Shpresojmë që ky proces të përfundojë së shpejti”, kanë deklaruar për “Zërin” zyrtarët e BE-së, duke shtuar se derisa vlerësimi i KE-së është duke vazhduar, atëherë çdo progres që do ta raportojë Kosova do t’i ndihmojë institucioneve të BE-së për të dalë me vendim pozitiv për liberalizimin e vizave.

-Advertisement-

“Aktualisht procesi i vlerësimit është duke vazhduar. Ne jemi në kontakte të përditshme me autoritetet kosovare.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera