Presioni i BE: Serbia duhet të ashpërsojë rregullat për viza

Autori: Gazeta inFokus
16:39 | 15 October 2022
Për shkak të rritjes së numrit të migrantëve përmes itinerarit të Ballkanit Serbia duhet të ashpërsojë rregullat për dhënien e vizave. Serbia deklaroi se do të marrë masa deri në fund të vitit.
“Serbia duhet të ndryshojë tani praktikën e vizave”, kërkoi ministrja gjermane e Punëve të Brendshme Nancy Faeser (SPD) në takimin e ministrave të Brendshëm të vendeve të BE-së (14.10) në Luksemburg. Komisarja e BE-së për Punët e Brendshme, Ylva Johansson nuk e përjashtoi si mjet presioni edhe vështirësimin e udhëtimit për shtetasit serb. “Ne duhet ta ndalim fluksin”, tha Johansson më tej.
Sipas të dhënave të Agjencisë së BE-së për Mbrojtjen e Kufirit Frontex që nga fillimi i vitit përmes rrugës ballkanike kanë ardhur mbi 106.000 vetë ielegalisht në BE, 170 përqind më shumë se brenda së njëjtës periudhë të një viti më parë. Kjo është kuota më e lartë që nga vitit 2016.
BE-ja e akuzon Serbinë dhe të tjera vende të Ballkanit Perëndimir, se po i anashkalojnë rregullat e hapësirës Shengen. Serbia ka marrëveshje për udhëtimin pa viza me Indinë, Tunizinë dhe me Turqinë, tha ministri i Brendshëm dhe i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn. “Të ardhurit nuk qendrojnë atje po vazhdojnë rrugën për më tej”, theksoi ai.
Edhe nga vendi afrikano-lindor Burundi e madje edhe nga Kuba aktualisht vijnë shumë njerëz përmes rrugës ballkanike në BE, një itinerar që zakonisht përdoret nga sirianët e afganët. Shumë nga këta të sapoardhur nuk kanë shanse për azil në Europë. Krahas Gjermanisë, Francës dhe Italisë edhe vendet tranzit si Austria apo Belgjika janë të ngarkuar me një fluks të tillë.
Ministrja e Brendshme gjermane Faeser lidhur me mjetet e presionit iu referua edhe dëshirës së Serbisë për anëtarësim në BE. Ndër kriteret e antarësimit bën pjesë edhe një praktikë e koordinuar për vizat. I ngarkuari i posaçëm i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, vuri në dukje deklarimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, se deri në fund të vitit procesi i lëshimit të vizave në vendin e tij do të përshtatet me standardet europiane. Ky është “një hap i rëndësishëm, sepse kjo do të kontribuojë për kufizimin e udhëtimit përmes Serbisë”, tha Sarrazin duke folur për gazetën Funke Mediengruppe./DW

Të tjera
-
Prokuroria Speciale jep detaje për intervistimin e Besnik Bislimit
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, është intervistuar sot nga Pr...
-
Ish-shefi i CIA-s: Iranit i kanë mbetur më pak se një mijë raketa
David Petraeus ishte komandanti i CENTCOM-it, Komandës Qendrore të Shteteve t...
-
Sveçla takohet me homologun kroat në Zagreb, Martin Berishajn e merr me vete
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka zhvilluar një tak...
-
Bislimi: Qëllimi i intervistimit tim ishte prodhimi i lajmit medial
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, është paraqitur sot në Prokur...
-
PAMJE: Një person dyshohet se u su*lmua me çekan në hyrje të Gjykatës
Një incident i rëndë dyshohet të ketë ndodhur sot në ambientet e Gjykatës së ...
-
Emigrimi zbraz Kosovën, të dhënat e fundit të ASK-së alarmante
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Vlerësimin e Popullsisë...
-
Zhduken dy vajza në Fushë Kosovë
Sipas policisë së Kosovës dy vajza janë zhdukur në Fushë Kosovë. Të dy vik...
-
Ambasadori iranian në OKB: Izraeli e nisi luftën me dritën jeshile të SHBA-së, shkelje e Kartës së OKB-së
Ambasadori dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Organizatën e Kombeve të...
-
Deklarohet avokati i Bislimit: Mirë shkoj intervistimi
Florent Latifaj, avokati i zëvendëskryeministrit në detyrë Besnik Bislimit, ë...
-
Pas intervistimit në Prokurori, Bislimi shkon direkt në qeveri, diskuton me avokatin para hyrjes
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka shkuar menjëherë...
-
Besnik Bislimi del nga Prokuroria Speciale pas disa orësh intervistim
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka përfunduar dëshm...
-
Sveçla shfaqet nën shoqërimin e Martin Berishajt në një takim zyrtar në Kroaci
Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka takuar homologun ...