Lajme

Presidentja takon Avokatin e Popullit, flasin për shqiptarët në Luginën e Preshevës

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 10 October 2022

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelajn, ku kanë diskutuar për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Sipas saj, temë kryesore e takimit ishte ndërmarrja e hapave të mëtejmë në adresimin e problemeve me të cilat po përballen qytetarët shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

“Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e saj në promovimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.

-Advertisement-

“Presidentja Osmani dhe Avokati i Popullit Qelaj diskutuan edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, si hap të rëndësishëm në garantimin e plotë të të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim”.

“Tutje, Presidentja Osmani ka uruar Institucionin e Avokatit të Popullit për anëtarësimin në Rrjetin Evropian të Ombudspersonëve për Fëmijët, duke e vlerësuar si mekanizëm të rëndësishëm për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera