Lajme

Presidentja Osmani vizitoi Klinikën e Onkologjisë

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 19 October 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të Muajit të luftës kundër kancerit të gjirit ka vizituar sot Klinikën e Onkologjisë ku edhe ka takuar strukturat drejtuese të ShSKUK-së.

Osmani ka thënë se muaji tetor është muaj i ndergjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit, sipas saj për Klinikën e Onkologjisë nuk është vetëm muaji tetor ngjyrë rozë por për këtë klinikë 12 muajit e vitit janë rozë.

“Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit por siq e tha dr.Arbeni për këtë klinikë nuk është vetëm muaji tetor muaji rozë por të 12 muajt janë të tillë dhe përpjekja jonë duhet të jetë e tillë në mënyrë që të jemi të sukseshsëm në parandalimin e kancerit të gjirit”, tha Osmani pas takimit me strukturat drejtuese të SHSKUK-së.

-Advertisement-

Osmani njoftoi se Presidenca sot ka dhuruar proteza të gjirit, teksa shtoi se që nga viti i ardhshëm Presidenca do të mbuloj një pjesë më të madhe të këtyre donacioneve.

“Një simbolikë në këtë drejtim por që në fakt do të thotë shumëçka për pacientët është edhe donacioni që e dhurojmë sot për protezat e gjirit i cili do të rritet nga viti i ardhshëm. Presidenca do të mbuloj një pjesë shumë më të madhe të këtyre donaciove sepse për gratë që përballen me këtë sëmundje kjo do të thotë shumë në tejkalimin e momenteve të vështira”, deklaroi Osmani. Osmani falendëroi edhe stafin mjekësor që punojnë 24 orë në ditë.

Muaji tetor në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ për këtë sëmundje. Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm i grave në mbarë botën, si në vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera