Lajme

Presidentja Osmani takohet me kancelarin Scholz: Diskutuam për shtytjen finale për liberalizimin e vizave

Autori: Gazeta inFokus 22:29 | 15 September 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kancelarin gjerman Scholz, me të cilin ka diskutuar për t’i dhënë shtytje finale procesit të liberalizimit të vizave, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ka rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë si dhe për koordinim të ngushtë me aleatët sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

Postimi i saj i plotë:

-Advertisement-

Sot në Potsdam, diskutim me Kancelarin Scholz, për t’i dhënë shtytjen finale procesit të liberalizimit të vizave.

Rikonfirmova përkushtimin tonë të plotë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë si dhe për koordinim të ngushtë me aleatët sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë dhe për miqësinë të cilën ne do të vazhdojmë ta forcojmë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera