Presidentja Osmani pritet nga Kryeministri grek, tregon çka folën
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/06/284964045_566672024817341_4121100816348363170_n-600x360-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
19:17 | 10 June 2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar për një vizitë në Greqi, në kuadër të Samitit të krerëve të shteteve të Evropës Juglindore (SEECP). Pak më parë, ajo ka njoftuar se është pritur në një takim nga Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Presidentja Osmani ka thënë se me kryeministrin grek ka biseduar për thellimin e mëtejme bilaterale ndërmjet dy shteteve.
“Kënaqësi të mirëpritem në takim nga Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Diskutuam për thellimin e mëtejmë të raporteve tona bilaterale si dhe për bashkëpunimin mes demokracive në përballjen me situatën e rëndë të shkaktuar nga lufta ilegale e Rusisë në Ukrainë”, ka shkruar në njoftimin e saj presidentja, raporton Gazeta Express.
Në njoftimin e Presidencës, thuhet se në takim me nikoqirin e Samitit të SEECP-së, kryeministrin Mitsotakis, Osmani ka vlerësuar ngritjen e vazhdueshme të raporteve në mes të Kosovës dhe Greqisë dhe takimet e shtuara në mes liderëve të dy vendeve tona.
“Ekonomia, tregtia e turizmi janë disa nga fushat më të rëndësishme në fokus të bashkëpunimit kosovaro-grek, për të cilat si krerë shtetëror po punojmë bashkërisht që t’i avancojmë, për t’i përafruar edhe më shumë dy popujt tanë dhe bizneset tona”, ka thënë Presidentja Osmani, duke përmendur gatishmërinë e Kosovës që t’i thellojë tutje marrëdhëniet me Greqinë.
Presidentja Osmani dhe kryeministri Mitsotakis kanë biseduar edhe për luftën ilegale dhe të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, dhe nevojën që demokracitë të qëndrojnë të bashkuara karshi sfidimit të vlerave euro-atlantike. Presidentja Osmani ka nënvizuar nevojën për vëmendje të partnerëve euro-atlantik për rajon, sidomos ndaj veprimeve që kanë për qëllim të destabilizojnë stabilitetin dhe paqen e fituar me mund në rajonin tonë.
Në këtë frymë, thuhet në njoftim, Presidentja Osmani ka përmendur edhe bashkëpunimin në politikën e jashtme si vendimtare për të ardhmen e kontinentit tonë, duke theksuar se mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe integrimi euro-atlantik, duhet të shihen edhe nga prizmi i sigurisë, sepse vetëm kështu mund të garantohet avancimi i demokracisë, të drejtave të njeriut, sigurisë dhe paqes në rajon dhe më gjerë.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/02/prince-plodine1.jpg)
Të tjera
-
50 vendet ku kosovarët mund të udhëtojnë pa viza
Kosova dhe Izraeli nënshkruan më 18 qershor një marrëveshje për heqjen recipr...
-
Doris Pack në inaugurimin e rrugës në Podujevë që do të bartë emrin e saj: Ndjej, vuaj e gëzohem bashkë me Kosovën
Ndihma e saj gjatë dhe pas luftës për Kosovën dhe popullin e saj, janë arsyej...
-
Komploti në Gjermani, fillon gjykimi ndaj grupit që do ta rrëmbente kancelarin Olaf Scholz
Tetë persona, anëtarë të ekstremit të djathtë në Gjermani, kanë dalë para gjy...
-
Gërvalla: Kosovarët pa viza në Izrael nga 19 shtatori
Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, ka njoftuar për nënsh...
-
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
UNI-Universum International College është renditur në Times Higher Education ...
-
Nuk ka takim mes Osmanit dhe Lajçakut, kjo është arsyeja
Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak sot do të jetë në Kosovë, por n...
-
Prokuroria nis hetimet ndaj profesorit Xhevat Krasniqi
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet ndaj profesorit Xhevat Kra...
-
Ministri Sveçla merr pjesë në panairin e sigurisë “Eurosatory 2024” në Paris
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga zëvendësminist...
-
Zgjatet edhe 7 ditë afati i konkursit për rekrutimin e kadetëve
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se është zgjatur afati i konkursit për rekr...
-
Izraeli heq vizat për Kosovën
Izraeli i ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja është nënshk...
-
Brenda “Shotës”, si duket makina e parë shqiptare e lụftës
“Shota”, makina e parë e luftës që është prodhuar në Shqipëri, po ekspozohet ...
-
Blendi Fevziu për Sylë Tahirsylajn: Vdiq në Shqipëri, në vendin që e deshi me gjithë forcën
Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar për vdekjen e meteorologut Sylë Tahirsylaj....