Lajme

Presidentja Osmani pret në takim lamtumirës shefin e OSBE-së

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 29 August 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim lamtumirës shefin e misionit të OSBE-së, ambasadorin Michael Davenport.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim lamtumirës shefin e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.”

Osmani e ka vlerësuar angazhimin e Davenport në mbështetje të përpjekjeve për forcimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit.

-Advertisement-

“Në takim, Presidentja Osmani ka vlerësuar angazhimin e ambasadorit Davenport në krye të OSBE-së në mbështetje të përpjekjeve për forcimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit, për të cilat Kosova po tregon progres të vazhdueshëm.”

Osmani e ka falënderuar ambasadorin për punën e deritanishme në Kosovë dhe në të njëjtën kohë i ka uruar sukses në angazhimet e tij të mëtejshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera