Presidentja Osmani pret në takim Alice Albright
Autori: Gazeta inFokus 18:28 | 17 October 2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.
Presidentja Osmani e ka falënderuar Albright dhe MCC-në për punën dhe përkushtimin për fillimin e suksesshëm të Programit Kompakt për Republikën e Kosovës.
Osmani ka theksuar dedikimin e institucioneve të Kosovës për këtë program, gjë që është reflektuar edhe në procesin e negocimit, nënshkrimit, si dhe ratifikimt në një kohë rekord nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.Presidentja Osmani ka thënë se projekti do ta vendosë Kosovën në hartë si shembull për të gjithë rajonin dhe më gjerë për sa i përket investimeve në sektorin e energjisë.
Ajo vlerësoi se investimi në bateri do të ndikojnë në lehtësimin e tranzicionit energjetik dhe integrimit më të shpejtë të burimeve të ripërtërishme të energjisë në sistemin energjetik, përderisa, ngritja e kapaciteteve të fuqisë punëtore e në veçanti të grave, do të ndikoj në krijimin e burimeve të nevojshme njerëzore për implementim të suksesshëm të projekteve inovative.Tutje, presidentja Osmani ka potencuar mbështetjen e vazhdueshme për të gjitha institucionet relevante me qëllim të materializimit sa më shpejt të programit, gjë që përfundimisht do të ndikojë edhe në tërheqjen e investimeve të huaja.
Në takim, presidentja Osmani ka folur po ashtu për miqësinë e palëkundur në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se programi i ri me MCC-në do të shënojë një kapitull të ri që konfirmon edhe njëherë raportin e veçantë ne mes të dy vendeve tona.Me këtë rast, presidentja Osmani i ka shprehur Albrightit, mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për kontributin e nënës së saj, ish-sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, për lirinë e popullit tonë.
Të tjera
-
Pamje të rënda: Vërshime në Opojë pas reshjeve të mëdha të shiut
Disa pjesë të Opojës janë duke pasur probleme me vërshime. Qytetarë të kës...
-
Borrell: Kurti paraqiti kushte, Vuçiq nuk i pranoi, takimi trepalësh dështoi
Ndonëse ishte planifikuar mbajtje e një takimi të përbashkët mes kryeministri...
-
Kushtetuesja i dha të drejtë PDK’së, Tahiri: Fitore e sundimit të ligjit mbi tendencën për frikësim e shantazh nga pushteti
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahi...
-
Stuhia e paralajmëruar, breshër i madh në Ferizaj
Gjatë ditës së sotme Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, k...
-
Vuçiq flet pas takimeve me Borrell e Lajçak: Kurti nuk deshi të më takoj
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha për mediat në Bruksel se gjatë ru...
-
Aksident me fatạlitet në magjistralen Ferizaj – Gjilan, një grua ndërron jetë
Një grua ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një ka...
-
Vuçiq ia ngre zërin gazetarit kosovar në Bruksel, s’e lejon as ta përfundojë pyetjen
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka bërë një veprim tepër të çuditshëm...
-
Sylë Hoxha: Prokuroria s’i raporton Qeverisë as BE-së, dalin me aktauzë për Banjskën kur t’i mbledhin provat
Ish-prokurori kosovar, Sylë Hoxha, ka folur për rastin e Banjskës dhe për kri...
-
Edhe një raund bisedimesh dypalëshe në Bruksel
Në Bruksel po mbahet raundi i dytë i takimeve dypalëshe mes liderëve të Kosov...
-
Përfundojnë takimet dypalëshe në Bruksel
Në Bruksel kanë përfunduar takimet dypalëshe të emisarëve evropianë me liderë...
-
Plani Rregullues “Kalabria 2023-2031” në heshtje administrative, Ministrisë së Infrastrukturës sot i skadon afati për përgjigje
Dita e mërkurë shënon edhe afatin e fundit kur Ministria e Mjedisit, Planifik...
-
Ehat Miftaraj: E kam krijuar një bindje që VV po i harton me qëllim keq ligjet që e luftojnë korrupsionin
Juristi Ehat Miftaraj, pas rrëzimit të Ligjit për Byronë Shtetërore për Verif...