Lajme

Presidentja Osmani nesër e pret presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Autori: Gazeta inFokus 19:10 | 14 August 2022

Osmani të hënën pret presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Siç njofton Presidenca, të hënën në orën 10:00, në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, Osmani do ta presë presidentin Begaj me ceremonitë më të larta shtetërore.

-Advertisement-

Pas ceremonisë së pritjes, Osmani zhvillon takim me presidentin e Begaj, si dhe në fund të takimit do të kenë deklaratë të përbashkët për media.

Ndërkaq, Policia ka njoftuar se gjatë vizitës së presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj në Kosovë, nga data 14 deri më 16 gusht, do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

Sipas njoftimit, për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete zyrtare.

“Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera