Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur fjalimin e saj para deputetëve të Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 21 November 2024

Fjalimin, Osmani e ka nisur duke folur për rëndësinë e respektimit të Kushtetutës, një ditë pasi ia rrëzoi qeverisë dy ligje të cilat ishin në kundërshtim me aktin më të lartë juridik të vendit.

Osmani ka theksuar se nuk duhet të hartohen politika në interes të votave, por me një vizion largpamës, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë rrugëtim ajo që dëshmon më së miri pjekurinë dhe zhvillimin e shtetit tonë është momenti kur ne sigurohemi që politikat tona të pasqyrojnë atë që është e drejtë, e jo atë që është politikisht e përshtatshme. Atë që është e duhur, e jo atë që tingëllon bukur. Atë që është në interes afatgjatë, e jo atë që është në interes të votave të një palë zgjedhjesh. Vizioni largpamës është ajo që i ka dalluar gjithmonë liderët e vërtetë”, ka thënë Osmani.

-Advertisement-

Në thelb të patriotizmit është besimi se kushtetuta jonë është më shumë se një dokument juridik. Ajo është një kontratë shoqërore që mishëron idealet dhe aspiratat tona. Ajo garanton lirinë drejtësinë dhe barazinë para ligjit për të gjithë qytetarët pavarësisht dallimeve. E këto parime nuk janë vetëm obligime ligjore por edhe akt patriotizmi që forcojnë themelet e shtetit tonë”, ka theksuar Osmani. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera