Pacolli: U bë lamë “Darka e Lamës”, s’dihet as kush ha e kush paguan – por në fund fatura taksapaguesit
Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 03 December 2024
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka shkruar për darkën e shtruar mbrëmë nga ministri Faton Peci, i cili e quajti atë Darka e Lamës – një festë tradicionale që është organizuar për herë të parë nga ish-presidenti Ibrahim Rugova dhe ishte pasuar edhe nga presidentët tjerë.
Këtë e ka vërë në dukje edhe Pacolli, ndërsa për darkën e shtruar nga Ministria e Bujqësisë ai tha se u bë për njerëz të privilegjuar e larg syrit të mediave.
“U bë lamë për “darkën e lamës”. Këto darka, që zakonisht ishin darka popullore, që i organizonte presidenca (madje një e tillë ishte edhe në tetor të këtij viti). Mbrëmë pamë edhe një darkë të ngjashme, të mbyllur, për njerëz të privilegjuar dhe larg syve të mediave”.
Pacolli tha se derisa nuk dihet se kush ha e pi, dihet se kush paguan.
“Për nder, po me duket se u bë lamë në të gjitha anët – as nuk dihet kush ha, kush pi, e kush paguan, por një gjë është e sigurt: faturën e fundit e paguan taksapaguesi i Kosovës!”.
Darka e shtruar nga ministri Peci nxiti edhe reagimin e Presidencës, e cila përkujtoi se Darka e Lamës shtrohet nën patronatin e Presidentes dhe se ajo e sivjetmja u shtrua në tetor nga SOS fshatin nga Vjosa Osmani.
Të tjera
-
Gruaja nga Podujeva raporton se u kërcënụa nga burri, ai është i burgosur në Dubravë
Një rast mjaftë i çuditshëm ka ndodhur së fundi në Podujevë. Ankuesja ...
-
Sụlmohet mjeku në QKUK, merr trajtim mjekësor ndërsa arrestohet i dyshuari
Një mjek në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është sulmuar të e...
-
Jeta Rafuna në tubimin e mbrëmshëm: Në atë shkollë ku mora dijet e para, jehoi kushtrimi i fitores tonë të madhe
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta Rafuna, ka tre...
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë, rrạhu gruan, prindërit e saj dhe tezen
Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte...
-
Për një ditë mbi 2 mijë e 100 gjoba për shoferët
Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mba...
-
Serbia sot në grevë të përgjithshme
Sot në Serbi ka nisur greva e përgjithshme, të cilën studentët e kanë parala...
-
Lajçak bisedon me liderët e Ballkanit për integrimin në BE
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur për një ...
-
Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Kamenicë
Një person është gjetur pa shenja në shtëpinë e tij në rrugën “Taulantët” në ...
-
106 vjet nga vdekja e Ismail Qemalit
Sot mbushen 106 vjet nga vdekja e atit të pavarësisë së Shqipërisë, shqiptari...
-
Osmani: Kosova do të vazhdojë partneritetin me administratën e re të SHBA-së
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani,theksoi përkushtimin e Koso...
-
Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës
Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë sot do të mbahet ceremonia e diplomimit të ...
-
Sot parashihet mot më i butë, me vranësira e intervale me diell
Mot i butë parashihet të mbretëroj ditën e premtë, sa me vransira e intervale...