Presidentja: Anëtarësimi i Kosov/s në KiE në dobi të garantimit të të drejtave për të gjithë qytetarët
Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 03 July 2023
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin jorezident të Irlandës në Kosovë, Ronan Gargan të cilin e falënderoi për punën e deritanishme si ambasador jorezident në Kosovë dhe në të njëjtën kohë i ka uruar sukses në angazhimet e mëtejme.
Në takim me ambasadorin Gargan, Presidentja Osmani e falënderoi shtetin e Irlandës për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës që nga paslufta e deri më tani.
Presidentja Osmani theksoi nevojën e mbështetjes nga Irlanda në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, procesin e anëtarësimit në BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
Sipas Presidentes Osmani, anëtarësimi në Këshill të Evropës është në dobi të garantimit dhe respektimit të të drejtave të gjithë qytetarëve, pa dallim.
Me ambasadorin Gargan, Presidentja Osmani ka këmbyer pikëpamjet në raport me zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend.
Presidentja Osmani tha se Kosova është e përkushtuar për zbatimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e vendit, sikurse edhe për paqe e stabilitet dhe se sfidat do t`i tejkalojë me partnerë dhe aleatë.
Ambasadori Gargan shprehi falënderimin e sinqertë për bashkëpunimin me Kosovën dhe në të njëjtën kohë shprehi gatishmërinë e shtetit irlandez për vazhdim të bashkëpunimit në projektet e reja përmes të cilave do të ofronin ekspertizën e tyre në fushën e integrimeve evropiane.
Të tjera
-
Presidenca ndan momente nga ceremonia në Gjermani ku Osmani përshkruhet si “pasuese e Rugovizmit”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shpërblyer në Gjermani me çmimin M...
-
Reagon asamblisti i LDK-së pas përplasjes me Bulliqin: Po përdoren mekanizmat e shtetit për të arrestuar njerëz
Asamblisti i LDK-së në Podujevë, Ekrem Rrahmani, ka reaguar pas përplasjes së...
-
Pak para adresimit të Vuçiqit, Kurti del me reagim: Në koordinim me Rusinë po përgatit kërcënime të reja, nuk trembemi
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në ko...
-
“Përgatitemi për çdo gjë”, e konfirmon Vuçeviq, Serbia pranë rikthimit të shërbimit ushtarak me detyrim
Kryeministri serb Millosh Vuçeviç ka konfirmuar zërat e muajve të fundit, që ...
-
PDK mban mbledhjen e Kryesisë: Kosova ka nevojë për një kryeministër si Bedri Hamza me 9 shkurt
Partia Demokratike të Kosovës (PDK) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës të Krye...
-
“Serbia refuzoi takimin trepalësh”, Bislimi i bën thirrje Lajçakut t’i demantojë mediat serbe
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se Kosova ka pranuar ...
-
Si i fitoi miliona euro tenderë ndër vite Milan Radojiçiq nga institucionet e Kosovës?
Aktakuza e ngritur të mërkurën për rastin e Banjskës, duket se do t’i hap rrr...
-
Osmani takon ambasadorin Guerot, flasin për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Fra...
-
Në Gjakovë identifikohet një lokacion i mbjellë me bimë nạrkotikẹ
Në brezin kufitar me Shqipërinë, në një zonë të thellë malore Policia e Kosov...
-
“Edhe gratë vdẹsin për atdhe”, Maqedonci fton të rejat t’i bashkohen FSK-së
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u ka bërë thirrje të rejave që të aplik...
-
Halil Kastrati: Dikush po telefonon në emrin tim, po kërkon para me premtimin se do të merrni një shumë më të madhe në këmbim
Humanisti i njohur, Halil Kastrati i ka lutur qytetarët që të mos bien pre e ...
-
33 vjet nga ndeshja e parë pas mëvetësimit të futbollit kosovar
Federata e Futbollit e Kosovës, përmes një njoftimi për media ka kujtuar një ...