Lajme

Presidentit Thaçi për një vit i shtohen 305 mijë euro në bankë (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 14 June 2017

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka deklaruar rreth 310 mijë euro para të gatshme në bankë në deklarimin e pasurisë për vitin 2017 në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, shkruan portali “Zeri.info”.

Ndërsa një vit më parë, sipas deklarimit të pasurisë, i pari i shtetit nuk kishte në bankë më shumë se 6000 euro.

Presidenti Thaçi ka sqaruar në deklarimin e pasurisë së 290 mijë euro i ka të hyra nga shitja e shtëpisë., të cilat para i ka marrë transfer nëpërmjet Bankës Ekonomike të Kosovës.

-Advertisement-

Më herët ishte thënë se shtëpinë e Thaçit e ka blerë Rrahim Pacolli, drejtori i kompanisë së sigurimeve “Siguria”.

Presidenti Thaçi ka deklaruar të hyra vjetore dhe mëditje 40 mijë euro dhe 18 mijë euro të hyra të bashkëshortes së tij nga kolegji “Fama”. /Zëri/

Image

Image

Image

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera