Lajme

Presidentit kroat i prishet aeroplani, nuk shkon në Londër për Kurorëzimin e Mbretit Charles

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 05 May 2023

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Kurorëzimit të Mbretit Charles III.

Arsyeja është se aeroplani zyrtar me të cilin planifikonte të shkonte, ka pësuar një defekt, ka njoftuar Presidenca kroate.
Drejtoria qeveritare për shfrytëzimin e aeroplanëve zyrtarë sot ka njoftuar kabinetin e Milanoviqit se “aeroplani zyrtar ka një defekt teknik, gjë që e bën atë të pamundshëm të përdoret për fluturimin e planifikuar”.

Milanoviqi është dashur të udhëtojë për në Londër këtë pasdite, pas vizitës në Pula.

-Advertisement-

Kurorëzimi i Charles III është të shtunën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera