Lajme

Presidenti i Zvicrës viziton Kosovën në qershor

Autori: Gazeta inFokus 17:56 | 11 February 2018

Presidenti i Zvicrës, Alain Berset, do të vizitojë Kosovën në muajin qershor, ka konfirmuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Këtë konfirmim, Thaçi thotë se e mori gjatë udhëtimit nga Seuli drejt Munihut.

“Fluturimin nga Seuli në Munih e bëra së bashku me presidentin e Zvicrës, z.Alain Berset, dhe kryeministrin e Holandës, z. Mark Rutte. Presidenti i Zvicrës, z.Alain Berset, ma konfirmoi vizitën e tij zyrtare në Kosovë gjatë muajit qershor. Kosova është e bekuar që ka miq të tillë anë e mbanë botës”, thuhet në njoftimin e Thaçit në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera