Lajme

Presidenti Vuçiq përshëndet nga treni, por nuk ka njerëz. Pamjet bëjnë xhiron e rrjetit

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 29 March 2022

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka përuruar hekurudhën Beograd-Budapest së bashku me kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

Në pamjet që janë bërë virale vihet re se Vuçiç përshëndet me dorë jashtë trenit, por nuk shihen njerëz.

Të gjithë po pyesin se kë po përshëndet Vuçiq teksa pranë tij qëndron Orban duke bërë thuajse të njëjtat veprime.

Vetëm në disa raste duken disa njerëz shumë larg, por nuk dihet nëse e vënë re presidentin serb./tch

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera