Sport

Presidenti Vokrri priti kryetarin e KF “Ballkani” Arsim Kabashi

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 15 May 2018

Pasi që skuadra e futbollit “Ballkani” nga Suhareka tashmë edhe praktikisht në kampionatin e ri do të jetë anëtare e elitës së futbollit të Kosovës, sot, presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri, ka pritur kryetarin e KF ”BalIkani” z. Arsim Kabashin, i cili po shoqërohej nga z. Hamdi Elshani, ish kryetar dhe anëtar shumëvjeçar i Ballkanit, shkruan infokusi.

Presidenti Vokrri duke uruar për këtë sukses, ka thënë se skuadra e Ballkanit këtë vit në veçanti është shquar për organizim të mirë, lojëra cilësore dhe disiplinë. Fakti që ka një mobilizim kaq të madh, neve si FFK na gëzon sepse dëshirojmë që ta kemi një Superligë me klube të organizuara mirë që reflekton edhe në mbarëvajtjen dhe integritetin e garave.

LEXO EDHE: Prishtina apo Drita ? Kjo skuadër shpallet kampione sipas Kollarit

-Advertisement-

Nga ana e tij kryetari i KF ”Balkani” z. Arsim Kabashi, ka falënderuar presidentin Vokrri për këtë pritje dhe e ka njohur me vështirësitë, angazhimet e mëdha të gjithëve në klub, derisa ka theksuar se ky sukses është rezultat i angazhimit të shumë brezave, ndaj jemi të gëzuar që kjo punë u kurorëzua me hyrjen në elitën e futbollit të Kosovës. Unë besoj dhe të gjithë jemi zotuar se do të jemi shembull i organizimit, disiplinës dhe i mikpritjes në elitë.
Në fund presidenti Vokrri i dhuroi kryetarit të KF “Ballkani” një fanellë të Kombëtares. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera