Sport

Presidenti Vokrri priti kryetarin e Hanit të Elezit, Refki Suma

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 24 May 2018

Presidenti i FFK-së, z.Fadil Vokrri ka pritur dje kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, z. Refki Suma, me bashkëpunëtorë, shkruan infokusi.

Me këtë rast, presidenti Vokrri e ka njoftuar mysafirin për zhvillimet në futbollin e Kosovës, teksa ka theksuar se përmirësimi i infrastrukturës së stadiumeve është ndër prioritetet kryesore në këtë periudhë.

LEXO EDHE: Sot zhvillohet ndeshja e dytë e barazhit

-Advertisement-

Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, pasi shprehu falënderimin e tij për këtë mikpritje dhe e uroi presidentin Vokrri për punën që po bëhet në të gjitha aspektet në futbollin kosovar, kërkoi mbështetjen e presidentit Vokrri në ndonjë formë në finalizimin e projektit për fushën e futbollit në Hanin e Elezit, ku ende nuk është bërë shtrimi i barit artificial, ndërtimi i zhveshtoreve dhe rrethojave.

Me këtë rast, presidenti Vokrri shprehu gatishmërinë e tij të plotë dhe të FFK-së që të ndihmojë me mundësitë që kanë në dispozicion.

Në fund të takimit presidenti Vokrri e falënderoi kryetarin e Hanit të Elezit për vizitën, duke i dhuruar edhe një fanellë të Kombëtares së Kosovës. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera