Presidenti i UEFA-s: Ndihem i privilegjuar që vizitova Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 17 August 2017
Numri një i UEFA-s thotë se ndjehet i privilegjuar që vizitoi Kosovën.
Sot arriti për vizitë zyrtare në FFK, presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, i shoqëruar nga zyrtarët e UEFA-s, Zoran Lakoviç, Luka Zajc dhe Zlatko Pavlica, të cilët në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë u pritën dhe mirëseardhje u dëshiroi presidenti i FFK-së, z. Fadil Vokrri i shoqëruar nga nën presidenti Agim Ademi, anëtari i KE Agron Mustafa dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu.
Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri ka falënderuar presidentin Çeferin për këtë vizitë që për futbollin e Kosovës është historike dhe shumë domethënëse dhe pas një bisede të shkurtër në ambientet e aeroportit, delegacioni mori rrugë për në selinë e FFK-së, ku presidentit Vokrri, e njohu presidentin Çeferin për zhvillimin e futbollit, përparësitë dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohet FFK-ja.
“Pas pranimit në UEFA dhe FIFA gjendja dukshëm është përmirësuar dhe po vazhdon të përparojë falë edhe ndihmës që po japin këto dy institucione”, deklaroi Vokrri.
“FFK-ja po punon fortë në përmirësimin e kushteve, përmirësimin e infrastrukturës si dhe në organizimin dhe ngritjen profesionale të zyrtarëve, gjyqtarëve e trajnerëve. Po ashtu po punojmë edhe në zhvillimin e futbollit të femrave dhe futsallit. Unë edhe njëherë ju falënderoj për gjithë mbështetjen që keni dhënë si president i UEFA-s por edhe sa ishit president i FF të Sllovenisë”.
Nga ana e tij presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin tha: Ndjehem shumë i privilegjuar që pata mundësi ta vizitojë Kosovën si federatë dhe përgëzoi presidentin Vokrri për këtë angazhim dhe këtu po shoh një vullnet për zhvillimin e futbollit. UEFA do të jetë mbështetëse e fortë dhe ne jemi të vetëdijshëm se si Federatë e pranuar vonë, keni nevojë për shumë gjëra e ne do të jemi gati gjithmonë t’u dalim në ndihmë për të ecur para”.
Delegacioni i UEFA-s dhe i FFK-së në Kryeministri
Pas FFK-së delegacioni i UEFA-s bashkë me delagacionin e FFK-së u pritën nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Vlora Dumoshi.
Duke e përshëndetur dhe falënderuar presidentin e UEFA-s z. Çeferin për mbështetjen që i kanë dhënë FFK-së, shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të përkrahur futbollin e Kosovës, sidomos në përmirësimin e infrastrukturës që është shumë e nevojshme për këtë kohë dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare, bën të ditur FFK për një komunikate.
E mysafiri Çeferin falënderoi për këtë mikpritje të ngrohët dhe ndjehet shumë i nderuar për këtë vizitë. “Presidenti i FFK-së Fadil Vokrri dhe sekretari Eroll Salihu janë miqtë e mi dhe kemi një bashkëpunim të jashtëzakonshëm. UEFA gjithmonë ka konsideratë të madhe ndaj federatave të reja sepse kanë nevojë për më shumë përkrahje dhe kjo nuk do të mungojë në asnjë segment”, deklaroi ai
Presidenti Çeferin në stadiumin e Prishtinës
Pas vizitës në kryeministri delegacioni i UEFA-s vizitoi stadiumin e Prishtinës i cili po rinovohet për t’u përgatitur për ndeshjet ndërkombëtare. Presidenti Çeferin u nda i kënaqur me nivelin e punimeve si dhe me cilësinë e ndërtimit. UEFA ka dhënë kontributin e saj me mbikëqyerjen dhe këshillat rreth ndërtimit.
Në stadium ishte i pranishëm edhe drejtori i Prokurimit të MKRS-së, Burim Reçica për të treguar nivelin e investimeve si investitor kryesor i këtij renovimi.
Presidenti i UEFA-s me bashkëpunëtorët e tij vizitoi edhe muzeun e Pavarësisë, afër Stadiumit të Qytetit.
Të tjera
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...