Lajme

Presidenti Thaçi shkeli Rezuluten e Kuvendit të Kosovës për ta takuar Vuçiqin (DOKUMENT)

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 05 July 2017

Presidenti i Republikes së Kosovës, Hashim Thaçi javen e kaluar ka takuar homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç. Por, ky takim, siç i raporton portalit “Infokusi” po shihet si shkelje nga presidenti i Kosovës, për shkak të një rezolute në fuqi, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Është shkelur Rezolutë që në fakt ishte propozuar nga ish partia e tij PDK, derisa vet Thaçi ishte kryetar i saj. Kjo rezolutë ishte kundërshtuar nga opozita e atëhershme.

Kuvendi i Republikës së Kosovës me datën 18 tetor 2012, pas shumë debatesh e polemikash në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, tensioneve të shumta dhe reagimeve në Kuvend, patë votuar me 68 vota pro rezolutën nr 04-R-08, të propozuar nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK), për normalizimin e raporteve me Serbinë. Seanca ishte ndërprë përkohësiaht nga ish kryetari i kuvendit Jakup Krasniqi i cili i kërkoj ish ministrit të MPB-së  largimin e menjëhershëm të policëve nga ambientet e kuvendit, të cilët kishin rritur në shkallën më të lartë mobilizimin, në pritje të ndonjë reagimi të partisë opozitare, Vetëvendosje e cila po e kundërshtonte ashpër edhe brenda Kuvendit.

Sipas kësaj rezolute, kuvendi autorizonte në mënyrë eksplicite Qeverinë e Kosovës për të zhvilluar bisedime me Serbinë. Në pikën 4 të kësaj rezolute thuhet shprehimisht; “Kuvendi i Republikës së Kosovës e autorizon Qeverinë e Republikës së Kosovës që të udhëheqë këtë proces, me pjesëmarrje të Komisioneve të nevojshme të Kuvendit të Kosovës”.

-Advertisement-

E në pikën pasuese e obligonte qeverinë, që për këtë procës t’i raportoj Kuvendit të Republikës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e obliguar që të raportojë rregullisht për procesin e normalizimit të relacioneve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë në Kuvendin e Kosovës”.

Sipas kushtetutës së  Republikës së Kosovës, Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës si dhe përfaqëson Republikën e Kosovës brenda dhe jashtë. Sipas kësaj, në pamje të parë çdo gjë është në rregull nëse presidenti zhvillon bisedime me një shtet fqinjë.

Por, derisa në anën tjetër kemi një rezolutë të Kuvendit të Kosovës, enkas për këtë çështje, që në mënyrë eksplicite dialogun me Serbinë i’a ngarkon Qeverisë, atëherë kjo duket të jetë shkelje nga ana e kreut të shtetit për shkak se Rezoluta në fjal e obligon qeverinë ta udhëheq dialogun.

“Presidenti po e shkelë me të dy këmbët këtë rezolutë, duke i marrë mbi vete kompetencat që kuvendi ia ka deleguar qeverisë, ose kjo rezolutë është kundërkushtetuese. Por, legalitetin dhe kushtetutshmërinë e saj nuk e ka kontestuar Gjykata Kushtetuese dhe si e tillë është në fuqi dhe duhet respektuar”, ka thënë një burim i portalit “Infokusi” i cili është njohës i mirë i këtyre proceseve por qe nuk ka dashur të dal publikisht me emër për shkak të pozitës së tij në institucione.

Sipas tij, nëse Presidenti dëshiron ta marrë këtë kompetencë duhet që kuvendi të ndryshoj rezolutën, apo ta shfuqizoj atë.

“Deri atëherë, për sa kohë që dialogun për normalizimin e marrëdhënieve më Serbinë e udhëheq presidenti, është në shkelje flagrante të rezolutës së tempullit të demokracisë si organi më i lartë në Republikën e Kosovës”, ka thënë ai.

Lidhur me dialogun me Serbinë ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe partitë tjera si dhe shoqëria civile, duke e konsideruar këtë veprim të presidentit si përpjekje për tu faktorizuar në vigjilje të funksionalizzimit të Gjykatës Speciale, pasi emri i tij është lakuar në raportin e Dick Martyt, pretendimet e të cilit, të avancuara në aktakuza nga prokuroria speciale, do ti gjykoj kjo gjykatë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se pa konstituimin e institucioneve të reja nuk do të duhej të vazhdonin bisedimet me Serbinë.

Ai ka theksuar se Kuvendi i Kosovës është vendi i vetëm ku duhet të merret vendimi për vazhdimin apo ndërprerjen e procesit të dialogut.

Krasniqi ka thënë se pa arritjen e një konsensusi nacional, bisedimet e Brukselit nuk do të duhej të vazhdonin. /INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera