Sport

Presidenti i Skënderbeut kërcënon Partizanin

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 25 August 2017

Ardjan Takaj, presidenti i Skënderbeut, ka folur për shortin e Europa Leagues. Ai beson se ekipi nga Korça mund të kualifikohet nga Grupi B, edhe pse ka për kundërshtar skuadra si: Partizani i Beogradit, Dinamo Kiev dhe Yong Boys.

Entuziazmi ka arritur në maksimum tek Skënderbeu, pasi kualifikimi historik në fazën e grupeve të Europa League, duke kaluar 4 xhiro si asnjë skuadër tjetër më parë, është shoqëruar me një short të favorshëm.

I këtij mendimi është presidenti i korcarëve, Ardjan Takaj, që menjëherë pas përzierjes së goglave në Monaco, premton për një surprizë akoma më të madhe.

“Ishim në pritje të ndonjë skuadre të madhe, por sho që shorti është i favorshëm për të vijuar më tej. Do synojmë kualifikimin pasi janë ekipe të kalueshme edhe pse ne e kemi arritur objektivin tonë. Ekipet në grup nuk janë më të forta se ato që kemi eliminuar”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

Sigurisht që vëmendja e kujdo shkon tek dueli me Partizanin e Beogradit. Udhëtimi i fundit në kryeqytetin serb i skuadrës përfaqësuese shqiptare nuk shkoi si duhet, me një ndeshje fati i të cilës u vendos në dyert e gjykatës së arbitrazhit sportiv. Megjithatë presidenti Takaj flet vetëm për futboll.

“Do shkojmë të luajmë futboll kudo, qoftë edhe në Beograd edhe pse dihet vështirësia për të luajtur me ekipet serbe.”, ka theksuar Takaj për Super Sport.

Ndaj Dinamos së Zagrebit stadiumi ishte i mbushur në kapacitet të plotë kjo falë mbështetjes që kanë dhënë të gjitha tifozeritë. Skënderbeu tashmë është kthyer në skuadrën simbol të shqiptarëve dhe kjo ka një arsye sipas presidentit Takaj.

“Shqiptarët janë të uritur për mbrëmje europiane, janë shumë tifoz të flaktë dhe kjo u pa edhe me kombëtaren, ku e skuqën Francën. Ata duan të jetë një ekip shqiptar në futbollin europian, pasi ndjehen të përfaqësuar. Ne e meritojmë të jemi aty”, ka përfunduar ai.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera