Lajme

Presidenti pritet ta tërheq Ligjin për Ushtrinë në seancë të Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 30 April 2017

Projektligji për FSK-në pritet që të procedohet në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet nga Presidenti Thaçi që të bëhet tërheqja e këtij ligji.

Anëtari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Nuredin Ibishi, ka thënë se projektligji për FSK-së i iniciuar nga Presidenti Hashim Thaçi, kishte kaluar në Kuvend jashtë rregullores e cila parasheh që çdo ligj duhet të kalojë së pari në Qeveri për shqyrtim.

“Sa i përket këtij ligji ne kemi një konfuzion sepse ka ardhur pa deklaratën e Qeverisë apo pa dokumentet përcjellëse. Ne e lam që në mbledhjen tjetër të Komisionit për Mbikëqyrjen e FSK-së të shqyrtohet ky ligj sepse ishte edhe një memo e Presidentit në të cilën nuk ishte i qartë se a do ta bëjë pezullimin apo do të tërheq ligjin për FSK-në”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Kjo tërheqje e projektligjit për FSK-në sipas Ibishit ka mundësi të ndodhë pas leximit të parë në Kuvendin e Kosovës.

“Presidenti në letrën e tij drejtuar komisionit e ka bërë të qartë se projektligji për FSK-së do të tërhiqet vetëm se nuk është e qartë se do të quhet tërheqje apo pezullim i këtij ligji. Mirëpo tash për tash ne do ta procedojmë në Kuvend në mbledhjen e radhës i cili sapo të kaloj në leximin e parë, Presidenti me siguri do ta tërheqë atë”, ka thënë Ibishi për Indeksonline.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera