Sport

Presidenti i PAOK-ut kërkon falje për hyrjen e tij me armë në fushë

Autori: Gazeta inFokus 08:00 | 14 March 2018

Futbolli në Greqi është suspenduar pas gjestit të frikshëm të presidentit të PAOK-ut në këtë fundjavë.

Presidenti i PAOK-ut të Selanikut, Ivan Savidis u bë protagonist të dielën në mbrëmje, pasi zbriti në fushë me pistoletë në brez, lajm që bëri xhiron e botës në vetëm pak minuta.

Ngjarja ndodhi në minutat e fundit të sfidës PAOK-AEK, kur ndeshja ishte ndërprerë për shkak të dyshimeve të gjyqtarit kryesor nëse duhej ta pranonte apo jo një gol të realizuar nga skuadra vendase.

-Advertisement-

Reagimi i komunitetit të futbollit ishte i menjëhershëm, saqë kryeministri grek, Alexis Tsipras urdhëroi ndërprerjen pa afat të Superligës Greke, ndërsa për presidentin e selanikasve, u lëshua një urdhër arresti.

Vetë ky i fundit, reagoi sot për herë të parë, nëpërmjet një letre, ku kërkon ndjesë për ngjarjen e ndodhur dhe hedh akuza ndaj institucioneve që drejtojnë futbollin në Greqi.

Ja letra e Ivan Savidis:

Të nderuar zotërinj, dëshiroj të kërkoj falje ndaj të gjithë tifozëve të PAOK-ut, të gjithë tifozëve grekë, komunitetit të futbollit. Më vjen keq për atë që ka ndodhur. Natyrisht, nuk kam të drejtë të dal në fushë në atë mënyrë. Reagimi im emocional është shkaktuar nga gjendja e përgjithësuar negative, që mbizotëron në futbollin grek kohët e fundit dhe nga të gjitha ngjarjet e papranueshme që ndodhën në fund të ndeshjes PAOK-AEK.

Veprimet e gjyqtarit, ndërprerja e ndeshjes, protestat dhe hyrja në fushë e dhjetëra njerëzve të të dy ekipeve. Të gjitha këto mund të bënin që situate të degradonte dhe qëllimi im i vetëm ishte të mbroja tifozët e PAOK-ut nga provokimet.

Nuk kisha ndërmend të ndërhyja te skuadra kundërshtare apo gjyqtarët. Nuk kam kërcënuar askënd. Unë dhe kolegët e mi jemi peng i institucionit të futbollit, që është krejtësisht i sëmurë. Po luftoj dhe do të vazhdoj të luftoj kundër sulmeve të vazhdueshme në të gjitha nivelet për një futboll të ndershëm, me gjykim të ndershëm.

Përsëri kërkoj falje! Presidenti i PAOK-ut, Ivan Savidis.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera