Lajme

Presidenti ndan në dysh LDK-në, Veliu thotë se e njohin Thaçin si president.

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 11 May 2017

Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka demantuar zërat se LDK nuk e njeh presidentin Hashim Thaçi.

Zyrtari i lartë I LDK-së, ka thënë se kjo parti i njeh të gjitha organet kushtetuese dhe bashkëpunon me to ashtu siç parashihet.

I pyetur se pse LDK nuk mori pjesë në takimin e thirrur nga presidenti I vendit, Veliu ka thënë se ka pas një keqkuptim për shkak të angazhimeve, por ka mohuar kategorikisht se kjo është bërë më qëllim.

-Advertisement-

“Mund të ketë deklarata e veprime individuale, por LDK nuk ka qëndrim për të mos e njohur Thaçin si president”, ka thënë Veliu

Ndryshe, zyrtarë të LDK-së sot kanë deklaruar se pas rënies se qeverisë me vota të PDK-së nuk e njohin Thaçin si president./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera