Lajme

Presidenti Meta i quan akte burracake sulmet kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 20:46 | 15 April 2022

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar pas sulmeve kundër Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Kreu i Shtetit shqiptar i cilësoi akte burracake dhe shprehu besimin se institucionet ligjzbatuese të Kosovës do t’i zbardhin shpejt dhe do të vënë para drejtësisë autorët.

Meta bën thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve.

-Advertisement-

“Dënoj me ashpërsi sulmin e dhunshëm dhe me armë ndaj autoriteteve policore të Kosovës, në Zubin Potok. Kam besim të plotë se institucionet ligjzbatuese të Republikës së Kosovës do t’i zbardhin shumë shpejt këto akte burracake dhe do të vënë para drejtësisë autorët. Bëj thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve, që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon”, deklaron Presidenti Meta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera