Presidenti kroat për reciprocitetin në targa: Kosova filloi atë që Serbia e bën qe 10 vite
Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 27 September 2021
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, në një konferencë për media u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për situatën në veriun e Kosovës.
Ai ka thënë se situata është e komplikuar derisa ka shtuar se Beogradi po flet marrëzira.
“Kemi Beogradin, një pushtet i cili flet marrëzira për botën serbe. Them qëllimisht Beogradi e jo serbët sepse ka serbë edhe jashtë Serbisë. Serbia dëshiron ta bëj “botën serbe” ka përmendur edhe qytetin e Suboticës në Vojvodinë ku para më shumë se 100 vitesh gjysma e popullatës kanë qenë me kombësi kroate. A është Subotica ‘botë kroate’ ku në vitin 1900 kanë jetuar më shumë kroatë sesa në Split? Natyrisht se nuk është”, ka thënë Milanoviq.
Ai ka shtuar se Kosova për reciprocitetin në targa po e respekton një marrëveshje të cilën Serbia e zbaton tash e 10 vite.
“Situata në Kosovë nuk na rrezikon, por po e përcjellim. Është e vështirë që të dyja palët të avancojnë në integrimet evropiane me ato qëndrime dhe kjo vlen për Serbinë. Kosova nuk është e njohur nga e gjithë BE-ja dhe kjo është e vështirë. Dhe vështirë që do të ndryshojë. Kjo është një pengesë që e shohim për shumë vite. Unë mund të ftoj për de-skalim. Kështu bën diplomacia evropiane dhe nuk bën asgjë. Çka është de-eskalimi. Kosova është përgjigjur me masa reciproke për diçka që Serbia bën për 10 vite. Nëse nuk mund të kaloni në Serbi me targa të Kosovës atëherë Kosova vendos që e njëjta të vlejë edhe për vetura nga Serbia. Kush po eskalon këtu? Ndoshta Kosova, siç do të thonin në Serbi ‘me kokëfortësi’. Cila është alternativa? Të mbulojnë veshët, të heshtin dhe të bëhen kinse asgjë nuk ka ndodhur?”, ka thënë ai.
Milanoviq ka shtuar se edhe në Mal të Zi ka një pjesë të qeverisë e cila në mënyrë direkte i përgjigjet Beogradit, edhe pse është vend anëtar i NATO-s.
Sipas tij, nuk mund të krahasohet Mali i Zi me Bosnjën, sepse në Mal të Zi ka njerëz që nuk e duan ekzistimin e shtetit të vetë ndërsa në Bosnjë, kroatët kanë votuar për pavarësinë e Bosnje & Hercegovinës.
“Kroacia mund të jetë më e qetë se kurdoherë. Shteti kroat ka pushtetin dhe territorin e vet nga Pevllaka deri në Gjirin e Piranit. Duhet ta mbajmë buxhetin për ushtri dhe kjo kushton. Armatimi nuk është vetëm për ta treguar por, Zoti mos e dhashtë, edhe për ta përdorur”, ka thënë ai kur u pyet për sigurinë e Kroacisë.
Situata në veriun e Kosovës vazhdon të jetë e njëjte, me forca policore të shtuara e me rrugë të bllokuar nga serbët, derisa sot kanë paralajmëruar ndërhyrjen e tyre edhe KFOR-i./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...