Sport

Presidenti i klubit turk: E duam Ardan

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 08 August 2017

Dursun Özbek, presidenti i Galatasaray, nuk e ka përjashtuar transferimin e Arda Turanit në Stamboll
Arda Turan mund të rikthehet në Galatasaray gjatë kësaj vere. Këtë e ka konfirmuar presidenti i klubit turk, Dursun Özbek.

“Arda e do klubin. Ne duam që ai të pensionohet në Galatasaray. Ne jemi duke punuar për të rregulluar kushtet e transferimit të Ardas nga Barcelona”, ka theksuar Özbek.

Turan nuk bën pjesë në planet e Ernesto Valverde për sezonin e ri, kështu që është bindur se duhet të gjej një klub të ri.

-Advertisement-

Kurse, në mediat e Spanjës është raportuar se Turan dëshiron rikthimit te Atletico Madridi.

Por, turku nuk mund t’i bashkohet ekipit të Diego Simones deri në janar të vitit 2018, për shkak se klubi nga Madridi i ka të ndaluar transferimet nga FIFA.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera