Lajme

Presidenti: Këto kërkesa do t’ia paraqes zv/presidentit amerikan

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 29 September 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se takimi i sotëm në SHBA do të shënojë fazë të re të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Thaçi tha në takim me Pencen se do ta kërkojë përfshirjen e drejtpërdrejt të SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi.

“Unë do të kem takim në Shtëpinë e Bardhë me zëvendëspresidentin Pence nga i cili do të kërkojë vazhdimin e mbështetjes amerikane për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe procesin e integrimeve euroatlantike”, tha Thaçi në një intervistë për RTK-në.

-Advertisement-

Sipas tij me këtë takim është një foksum ndaj Ballkanit. “Mbi 95 përqind e Kosovarëve janë për integrim në strukturat euroatlantike”, tha ai.

Presidenti i Kosovës,  Hashim Thaçi foli edhe për takimin që ka pasur me Papa Françeskun, me të cilin ka diskutuar për Kosovën dhe rajonin. “Unë i kërkova Papa Papa Franceskut që Vatikani të njeh Kosovën”, tha ai në një intervistë për RTK-në. Thaçi bëri me dije se ka ftuar Papën që të vizitojë Kosovën. Ai tha se ka marrë mbështetje nga Vatikani për të pasur paqe dhe bashkëpunim të Kosovës me vendet e rajonit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera