Sport

Presidenti i Juventusit suspendohet për një vit, klubi gjobitet me 300 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 25 September 2017

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli është suspenduar nga pozita e tij për një vit, për shkak të përfshirjes së tij në shitjen e biletave për tifozëve ultras.

Prokurori, Giuseppe Pecoraro ka kërkuar nga gjykata e Federatës së Futbollit të Italisë suspendim me dy vjet e gjysmë për presidentin Andrea Agnelli dhe gjobë prej 50 mijë eurove.

Ai po ashtu ka kërkuar që Juventus të luaj dy ndeshje pa tifozë dhe një tjetër pa Curva Sud.

Kërkesat e prokurorit janë hedhur poshtë nga gjykata, por Agnelli është suspenduar një vit dhe është gjobitur me 20 mijë euro.

-Advertisement-

Në anën tjetër me 300 mijë euro është gjobitur edhe skuadra e Juventusit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera