Lajme

Presidenti i Shqipërisë në Kuvend takon vetëm Haradinajn e grupin parlamentar të AAK-së

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 12 June 2024

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nga e marta qëndroi në Kosovë në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Përveç takimeve protokollare që Begaj sot pati me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, e që më vonë pritet të takohet edhe me kryeministrin, Albin Kurti, presidenti i Shqipërisë nuk takoi asnjë grup tjetër parlamentar vetëm atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Gazeta Infokus mëson se pas seancës solemne të Kuvendit të Kosovës për 25 vjetorin e çlirimit, presidenti i Shqipërisë takoi vetëm kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn duke e vizituar atë në zyrat e grupit parlamentar brenda Kuvendit.

-Advertisement-

Derisa ai nuk takoi asnjë kryetar as grup parlamentar tjetër as të partisë në pushtet dhe as të partive të tjera opozitare.

Begaj është ende duke qëndruar në Kosovës derisa nga ora 16:00 sipas agjendës protokollare ai do të pritet në takim nga kryeministri Kurti.

Presidenti i Shqipërisë mori pjesë edhe në ceremoninë e parakalimit të Forcës së Sigurisë dhe Policisë së Kosovës ku mbi 1500 ushtarë dhe policë parakaluan në sheshin e Prishtinës, ceremoni kjo që u ndiq nga mijëra qytetarë./Gazeta Infokus/

Pamje nga takimi:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera