Presidenti i parë amerikan me padi penale, për çfarë po akuzohet Trump

Autori: Gazeta inFokus
13:29 | 31 March 2023
Donald Trump do të jetë ish-Presidenti i parë amerikan që do të përballet me akuza penale, pasi një juri e madhe në Manhattan të Nju Jorkut votoi për ta paditur atë për pagesën në këmbim të heshtjes së një ylli të filmave pornografik. Çka dihet deri tash rreth këtij rasti?
Të enjten New York Times raportoi fillimisht se një juri e madhe votoi për ta paditur Trumpin, duke cituar katër persona që janë në dijeni për rastin.
Padia u konfirmua menjëherë të enjten nga Joe Tacopina, një avokat i Trumpit dhe nga burime të tjera. Akuza penale e vulosur pritet të publikohet gjatë ditëve në vijim. Deri më tani nuk janë bërë publike akuzat specifike. BBC raportoi se Trump në ditët në vijim mund të arrestohet.
Akuza penale ndaj Trump lidhet me një pagesë që i është bërë aktores së filmave për të rritur, Stormy Daniels, në vitin 2016, pak para ditës së zgjedhjeve ku Trump kandidoi për President.
Sipas raportimeve në mediat perëndimore, avokati i atëhershëm i Trumpit, Michael Cohen, orkestroi pagesën për ta blerë heshtjen e Dianielsit për një takim të supozuar seksual me Trumpin, në vitin 2006.
Pse është akuzuar Trumpi?
Cohen, ish-avokati i Trumpit, tani një armik i hapur i tij, që dëshmoi para jurisë së madhe në rastin e Manhattanit, deklaron se i ka bërë një pagesë prej 130 mijë dollarësh aktores Daniels, në tetor të vitit 2016. Në kohën kur Trump ishte President, e rimbursoi Cohenin me pagesa prej 35 mijë dollarësh në muaj, nga llogaria e tij personale.
Stormy Daniels at an awards function in January 2020.
Story Daniels, janar 2020/Getty Images
Në vitin 2018, Cohen u deklarua fajtor për akuzat për financimin e fushatës, që lidheshin me pagesat në këmbim të heshtjes. Dokumentet e gjykatës në rastin e Cohen thonin se Organizata Trump përshkroi rrejshëm pagesat si “shpenzime ligjore” , duke pëmeendur një shërbyes ligjor që nuk ekzistonte.
Në rastin e Manhattanit, prokurorët i qëndrojnë asaj se rimbursimi që bëri Trump, shkeli ligjin.
Çfarë tha Trump dhe avokatët e tij?
Trump mohon çdo akuzë, qoftë ato për veprimtari kriminale, qoftë pretendimet për dëme civile. Ai vazhdimisht i ka konsideruar hetimet ndaj tij si “gjueti shtrigash”, për qëllime politike. Ish-Presidenti mohon të ketë pasur një aferë me Danielsin, por e pranon se e ka paguar avokatin Cohen, duke thënë se ishte viktimë e zhvatjes.
Ekipi i tij ligjor e ka takuar prokurorët e Manhattan-it, për t’ua argumentuar se ai nuk duhet të akuzohet.
Trump, për të cilin thuhet se përballet me rreth 30 akuza për mashtrime biznesi, ka sulmuar Prokurorin e rastit, Alvin Bragg dhe demokratët në një deklaratë të lëshuar menjëherë pasi doli lajmi, duke thënë se e gjithë kjo është “persekutim politik” që po i bëhet.
“Besoj se kjo gjueti shtrigash do t’i kthehet Joe Bidenit”, ka thënë ai.
“Lëvizja jonë dhe partia jonë, e bashkuar dhe e fortë, do ta mposht së pari [Prokurorin] Alvin Bragg dhe më pas do ta mposhtim Joe Biden”, ka thënë tutje Trump.
Demokratët i janë përgjigjur pretendimeve për persekutim, duke thënë se nëse Trump e shkel ligjin, ai do të përballet me akuzat, njëjtë si çdo qytetar amerikan.
Ish-avokati i Trumpit, Cohen, i ka thënë CNN-it se “kjo është frika më e madhe e tij [Trumpit] dhe o të tronditet që do ta ketë një F [për krim] pranë emrit të tij. Kjo nuk është ajo që Trump e ka imagjinuar për vetën e tij”.
Michael Cohen dismisses claims of email as proof that Trump knew about payment to porn star to buy her silence – ABC News
Michael Cohen/ Tom Williams/CQ Roll Call via Getty Images
Çfarë do të ndodhë tutje?
Prokurori i qarkut Manhatan në Nju Jork, Alvin Bragg, i cili i ka kryer hetimet, e ka konfirmuar që e ka kontaktuar avokatin e Trumpit, për të “koordinuar dorëzimin e tij”, për akuzat e paspecifikuara.
Trump pritet të shfaqet në gjykatë të martën, ku ai do të deklarohet për rastin dhe do të vendosën datat për procedurat e rastit.
Siç ka raportuar NBC, Policisë së Nju Jorkut i është thënë që të jenë të gjithë në detyrë të premten dhe të jenë të gatshëm për “çrregullime të pazakonta”.
Është e paqartë nëse Trumpit do t’i vihen prangat në paraqitjen e tij para gjykatës, por atij do t’i merren shenjat e gishtërinjve, do të fotografohet dhe të dhënat do t’i përpunohen për arresti. Ekipi i tij mbrojtës pritet të luftojë fuqishëm akuzat dhe afat kohor i një gjyqi të mundshëm mbetet i paqartë, Gazeta Express.
Juria e madhe përbëhet nga një grup qytetarësh të autorizuar me ligj për të kryer procedura ligjore, për të hetuar sjelljet e mundshme kriminale dhe për të përcaktuar nëse duhet ngritur kallëzim penal. Juria e madhe është e ndarë nga gjykatat, të cilat nuk kanë autoritet mbi funksionimin e jurisë.

Të tjera
-
Gjykata: Ivanoviq u vr*a se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb
Gjykata Themelore e ka bërë përgjegjës Milan Radoiçiqin për vrasjen e ish-pol...
-
Prokurori Special: Shumë shpejt përfundon hetimi mbi dëbimin e popullsisë civile nga Kosova
Prokurori Special, Ilir Morina, ka thënë që ata shumë shpejt do të vijnë me r...
-
Çitaku uron Krasniqin pasi u rizgjodh kryetar i PDK-së: Na priftë e mbara
Vlora Çitaku, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka uruar Memli Krasn...
-
Gjoshi: Do ta rrisim numrin e komunave të fituara – nga e hëna miratohen kandidaturat
Sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi, tha se pjesë e deklaratës së ko...
-
“Nga zemra e qytetit te fusha e blertë – Bizneset e Klinës bashkohen për të ndihmuar KF Dukagjinin
Në qytetin e Klinës po zhvillohet një mobilizim i madh në përkrahje të klubit...
-
Hakerët nxjerrin mbi 16 miliardë të dhëna personale në Google, Facebook e Apple, alarmojnë eskpertët: Ndryshoni passwordin
Një nga shkeljet më të mëdha të të dhënave personale ka dalë në dritë, pasi s...
-
Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës Sërpska, konstaton Themelorja
Gjykata e ka bërë përgjegjës Milan Radoiçiqin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit...
-
I frikësuar se mund të vri*tet, udhëheqësi suprem i Iranit bën një lëvizje të pazakontë
I frikësuar se mund të vritet, udhëheqësi suprem i Iranit flet kryesisht me k...
-
Kurti e nisi me “kismet për dy-tri vjet” rrugën Prizren-Tetovë në vitin 2021, sot konfirmon se Maqedonia ende s’ka nisur punën
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se dje ka pritur në kry...
-
Pas rikonfirmimit të Memli Krasniqit në krye të PDK-së, reagojnë prindërit e tij
Memli Krasniqi është zgjedhur edhe për një mandat në krye të Partisë Demokrat...
-
Astrit Gashi: Skandali i energjisë sot më i rëndë se rasti Jo Trutschler i 2002-së
Analisti politik Astrit Gashi ka reaguar ashpër lidhur me gjendjen aktuale në...
-
Përfundoi Provimi i Maturës Shtetërore, disa nxënës u larguan për përdorim të telefonave
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur ...