Presidenti i Maltës viziton Kosovën, këto segmente rrugore do të ndërprehen përkohësisht
Autori: Gazeta inFokus 09:02 | 21 October 2022
Sot, me datën 21 tetor 2022, në Republikën e Kosovës do të vijë për vizitë disa ditore presidenti i Republikës së Maltës, George Vella, së bashku me një delegacion shoqërues.
Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë, thuhet në njoftim.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore, kryesisht në kryeqytet ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete.
Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga qytetarët dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Të tjera
-
Shqiptarët e Luginës marshojnë për “identitet e dinjitet”, kërkojnë kthimin e gjykatës, adresave e integrim
Qindra shqiptarë nga Lugina e Preshevës në jug të Serbisë kanë marshuar të hë...
-
Asamblisti jep dorëheqjen nga të gjitha funksionet e tij në Lëvizjen Vetëvendosje, i publikon mesazhet e kryetares së degës
Asamblisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Selman Qallapeku, ka dhënë dorëheq...
-
Dëshmitari i Speciales: Ne edhe fëmijëve që lindin në Kosovë iu vëmë emrin e Hashim Thaçit
Dëshmitari i radhës në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë, është Demush Krasn...
-
Haxhiu: Provimi i Jurisprudencës ka qenë transparent dhe pa asnjë ndikim
Kandidatët të cilët kanë kaluar Provimin e Jurisprudencës, sot kanë pranuar c...
-
Rritja ekonomike – Bajrami konteston shifrat e paraqitura nga ekzekutivi
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, kritikoi Qeverin...
-
Policia del me njoftim si të keni kujdes nga mashtrimet nëpërmjet internetit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka bërë të ditur se janë rritur rast...
-
KFOR-i e vazhdon fushatën për martesat e hershme në Kosovë
KFOR-i e ka vazhduar një fushatë ndërgjegjësuese për martesat e hershme në Ko...
-
Maqedonci fton të rinjtë të aplikojnë në FSK: Gjithmonë besnik, gjithmonë ushtar
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sërish ka bërë thirrje që të aplikojnë ...
-
Reagon ashpër avokati Mujaj: Mos e bëni të madhe se nuk po lejohet të hyjë në shkollë vajza me shami
Avokati Muhamet Mujaj ka reaguar pasi në Pejë në shkollën “Bedri Pejani” një ...
-
Fillon protesta e shqiptarëve në Preshevë
Me moton “Për identitet dhe dinjitet” ka nisur protesta e shqiptarëve në Pres...
-
Nxënësja që u largua nga shkolla shkaku i shamisë kishte njoftuar drejtorinë që do të mbulohet, publikohet letra e saj
Nxënësja e klasës së 11 e cila u largua nga gjimnazi ‘Bedri Pejani’ në Pejë s...
-
Jashari – Qeverisë Kurti: Llafe të bukura për ngritjen ekonomike, po unë e kam një lutje
Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë duhet ngritur urgjentisht vlerën ...