Presidenti i Kroacisë: Kosova do njihet nga gjithë vendet e BE
Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 27 April 2023
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka mbajtur sot një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij kroat, Zoran Milanoviç.Begaj ndodhet në një vizitë tre ditore në Kroaci me ftesë të homologut Zoran Milanoviç.
Gjatë fjalës së tij presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç, u shpreh se Kosova shtet i pavarur është një realitet tashmë, dhe që shumë shpejt do të njihet edhe nga ato pak shtete të Bashkimit Europian.Milanoviç shtoi më tej se Kroacia do të kontribuojë për ecurinë e Kosovës.
“Kosova është një realitet. Numri më i madh i BE dhe vendeve të NATO i kanë pranuar. Vendet që nuk e kanë pranuar po t’i pyesësh përse nuk e kanë pranuar nuk do dinë të përgjigjen.Do bëjmë çdo gjë që mundemi dhe asnjëherë me synimin e provokimit të Serbisë, por duam t’i bindim që ky është realitet.
Realiteti është i tillë që Kosova është pjesë e Europës që në një të ardhme jo të largët do njihet nga të gjitha vendet e BE.Dhe Serbia tani po ndodhet në një pozitë politike skizofrenike.
Nga njëra anë kanë fantazi mbi raportet me Rusinë, ndërsa në anën tjetër pretendojnë të futen në Europë. Kosova është në rrugë të mirë. Në mënyrë aktive do të kontribuojmë sa më shumë që të jetë e mundur”, tha ndër të tjera Presidenti i Kroacisë.Edhe Presidenti Bajram Begaj, u pyet në Kroaci sa i takon Kosovës dhe retorikës së përdorur nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Begaj tha se Kosova është një shtet sovran dhe i pavarur, ndërsa theksoi se nuk diskutohet integriteti territorial i saj. Begaj u shpreh se liderët e Ballkanit që duhen lënë mënjanë retorikat boshe.“Liderët e Ballkanit duhet të sillen jo si politikanë, por si shtetar. Njerëzit duhet të kuptojnë që duhen lënë mënjanë retorikat boshe, nacionaliste që nuk i shërben askujt përveçse rritjeve të tensionit në rajonin tonë. Për mua si president, Kosova është i një interes madhor. Kosova është një shtet sovran, i pavarur dhe se integriteti territorial i Kosovës nuk mund të vihet në dyshim. Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë e ka vendosur, kjo nuk është çështje dëshire apo individësh, Individët të lënë mënjanë retorikën e konflikteve”, tha Begaj.
Të tjera
-
Ymeri: Osmani e Kurti s’mund ta durojnë mendimin ndryshe, të dy janë grindavecë
Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka thënë se presidentja Vjosa Osma...
-
“Shkëqyen”,- Pasi gaboi detyrën, merrë teposhtëzën Kurti- Shkëlqen me gabime
Kryeministri Albin Kurti, para disa ditëve ka kërkuar falje publikisht nxënës...
-
Deputetja e LDK-së: Është vonë që presidentja Osmani të distancohet nga Kurti
Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se reag...
-
Baton Haxhiu: Vjosa e Bulliqi e glorifikuan figurën e Rugovës e të njëjtit e rrënuan trashëgiminë e tij
Gazetari Baton Haxhiu duke komentuar përurimin e shtatores së ish-presidentit...
-
Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula
Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se më...
-
Rruga Deçan-Plavë, tuneli i Rozhajës, korridoret ajrore, Aliu njofton për bisedën me kryediplomatin e Malit të Zi
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është takuar me Ervin Ibrahimovic, z...
-
Bajqinovci i reagon Stanos: Qasje e pabarabartë e BE-së, asnjë masë ndaj Serbisë që bllokon kufijtë me banditë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj zëdhënës...
-
Së shpejti do të nisë gjykimi ndaj Haxhi Shalës, Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit
Pas një periudhe afro një vjeçare qëndrimi në paraburgim, së shpejti pritet t...
-
Çfarë po ndodh në rajon? 30 mijë rusë regjistrohen si rezidente të perkohshëm në Serbi
Në një mëngjes vere të nxehtë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, Vadim Morus,...
-
Kurti takoi drejtoren artistike të Fondacionit Kulturor të Gjermanisë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot drejtoren art...
-
“Në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën”, ushtarët letonezë të KFOR-it patrullojnë në Zubin Potok
Ushtarët letonezë të KFOR-it të kanë kryer një patrullë rutinore brenda komun...
-
Deputetja e LDK-së: Është vonë që presidentja Osmani të distancohet nga Kurti
Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës në emisionin “FI...