Lajme

Presidenti i KE, i tronditur nga sulmi në Poloni

Autori: Gazeta inFokus 23:58 | 15 November 2022

“I tronditur nga fakti se raketat ruse kanë vrarë njerëz në territorin polak. Ngushëllimet e mia te familjet e të prekurve”, është shprehur në Twitter, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel më lidhje me raketat që ranë këtë mbrëmje në fshatin e polak, në kufi të Ukrainës.

“Ne qëndrojmë pranë Polonisë. Jam në kontakt me autoritetet polake, anëtarët e Këshillit Evropian dhe aleatët e tjerë”, thotë Michel.

Kujtojmë se një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane, tha me herët se raketat ruse kaluan edhe në Poloni, duke vrarë dy persona, raporton AP. Polonia është shtet anëtar i NATO-s.

-Advertisement-

Zëdhënësi i qeverisë polake, Piotr Mueller, nuk e konfirmoi menjëherë këtë informacion, por tha se krerët e shtetit po mbajnë një takim urgjent për shkak të një “situate krize”.

Mediat polake raportuan se dy persona vdiqën në një fshat polak, i cili gjindet pranë kufirit me Ukrainën.

Pentagoni tha se nuk mund t’i konfirmojë këto raportime.

“Ne jemi të vetëdijshëm për raportimet e mediave, të cilat pretendojnë se dy raketa ruse kanë goditur një vendndodhje brenda Polonisë, afër kufirit me Ukrainën. Mund t’ju them se ne nuk kemi asnjë informacion në këtë moment për të vërtetuar këto raportime dhe jemi shikuar këtë çështje edhe më tej”, tha ka thënë koloneli Patrick Ryder, një zëdhënës i ushtrisë amerikane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera