Lajme

Presidenti grek për shembjet në Dhërmi: Shkelje provokative e të drejtës mbi pronësinë

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 29 July 2017

Greqia vazhdon të reagojë për shembjen e dy objekteve në Dhërmi, që sipas Athinës përbën shkelje të të drejtave të minoritetit. Reagimi i radhës ka ardhur nga presidenti i republikës greke, Prokopis Pavlopoulos.

Duke përshëndetur në kongresin e epirotasve të diasporës, që po mbahet në qytetin e Prevezës, Pavolopoulos ka deklaruar se “të drejtat e minoritetit etnik grek duhet të respektohen absolutisht nga Shqipëria fqinje, ashtu siç u shkon për shtat qytetarëve që jetojnë në shtetin e të drejtës”.

“Sepse vetëm vendet që zbatojnë shtetin e të drejtës përmbushin kushtin elementar dhe të njimendtë për integrimin e tyre në familjen e madhe të popujve europianë”, – ka shtuar Pavlopoulos.

-Advertisement-

“Greqia e mban vështrimin tek bashkëkombasit tanë dhe i garanton se ashtu siç vetë Greqia respekton dhe zbaton me përkushtim të drejtën europiane dhe ndërkombëtare, të njëjtën gjë pret edhe nga Shqipëria, përderisa kjo dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian”, – ka theksuar presidenti i republikës greke, i rreshtuar në një linjë me deklaratën e ministrisë së jashtme, para dy ditësh.

“Shkelja provokative e të drejtës mbi pronësinë që po zbatohet nga ana e autoriteteve shqiptare, sidomos përmes shembjes së godinave që u përkasin bashkëkombasve tanë, nuk favorizon perspektivën europiane të Shqipërisë”, – tha Presidenti i Republikës greke, Prokopis Pavlopoulos.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera