Presidenti francez thotë se e bindi Mbappen të qëndrojë në PSG

Autori: Gazeta inFokus
14:20 | 06 June 2022
Presidenti francez, Emmanual Macron i ka zbuluar detajet e bisedës private që e kishte me Kylian Mbappen para se ylli i Paris Saint-Germainit të hiqte dorë përfundimisht nga transferimi në Real Madrid.
Kampioni i botës me Francën lidhej me një kalim të mundshëm në “Santiago Bernabeu” pasi kjo ishte një ëndërr e tij e fëmijërisë.
Sidoqoftë, ai e shokoi botën e futbollit kur njoftoi për vazhdimin e kontratës për tri vjet të tjerë me klubin francez, shkruan “Gazeta Express”.
Edhe më herët ishte raportuar se Macron kishte luajtur rol të rëndësishëm për ta bindur 23 vjeçarin të qëndrojë në “Parkun e Princave”.
E këtë tash e konfirmon edhe kreu i shtetit, i cili për Mbappen ka thënë se qëndroi në Paris “për ta mbrojtur shtetin”.
“Po, është e vërtetë se e kam pasur një diskutim me Kylian Mbappen para se ai të vendoste për të ardhmen e tij. Unë e këshillova atë, në mënyrë krejtësisht joformale, që të qëndronte në Francë. Besoja se kjo është përgjegjësi e imja, si president, që ta mbroja vendin tim kur bëhet fjalë për një gjë joformale dhe miqësore”, ka thënë Macron në konferencë për shtyp.
“Unë nuk kam intervenuar kurrë në asnjë transferim. Si çdo qytetar tjetër, kur bëhet fjalë për gjëra sportive, gjithmonë dua ta shoh një lojë të mirë dhe ta përgëzoj ekipin, posaçërisht në rastin tim, ekipin Olympique de Marseille”, shtoi presidenti francez, përcjell “Gazeta Express”.
Mbappe është konsideruar si tradhtar nga tifozët e Real Madridit, të cilët vetëm e prisnin zyrtarizimin e transferimit të tij tek kampioni i ri spanjoll dhe evropian.
Por, Mbappen do ta shohim duke luajtur në Paris së bashku me Leo Messin, e eventualisht edhe Neymarin edhe sezonin e ardhshëm.
Të tjera
-
Aksident i rëndë në rrugën Deçan – Gjakovë, dyshohet për viktima!
Një aksident i rënd ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në rrugën Deçan – G...
-
“Po ma then dorën” | Dhunë në Forumin Rinor të LDK-së në Podujevë
Mbledhja e Forumit Rinor të LDK-së, Dega Podujevë, ka eskaluar në dhunë dhe k...
-
Takimi i Kurtit me kryetarë e nënkryetarë të komunave në Prevallë, kush nga ta mungoi e kush jo
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot ka mbajtur takim me kr...
-
Flasin nga Prokuroria për 50 mije euro që Shkreta tha se iu vodhën
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetime për rastin e vjedhjes së 50...
-
Të gjitha reagimet dhe batutat për 50 mijë eurot dhe baxhanakun e deputetit të VV-së
Mbi 50 mijë euro para të padeklaruara dhe ari në vlerë 10 mijë euro, i janë v...
-
Abdixhiku nga Gjeneva: Rikthimi i madh i Lidhjes në Mërgatë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbajtur sot një takim me mërgatën në Gj...
-
Pamje: Aksident i rëndë në Pejë, rrotullohet tërësisht vetura
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në Trebo...
-
Ukraina raporton për sulm “masiv” nga Bjellorusia
Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime masive” të shtunën nga Bje...
-
Goditja e parë afrikane në Kosovë, nga java e ardhshme temperatura deri në 36 gradë Celsius
Në Shqipëri vala e nxehtësisë ka filluar disa ditë më parë dhe temperaturat 3...
-
Kurti e Konjufca vizitojnë Qosjen në ditëlindjen e tij të 86
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se sot bashkë me kryetar...
-
Ukraina: Kemi vrarë mbi 34 mijë rusë
Ministria ukrainase e Jashtme ka bërë bilancin e luftimeve me ushtrinë ruse, ...
-
Koci: Dikush po më thotë katolik e dikush i pafe, kam pasur nënën myslimane gjyshin hoxhë
Avokati Arianit Koci, i cili minuta më parë deklaroi se po kërcënohet nga “ta...