Sport

Presidenti i FFK-së priti drejtorin e përgjithshëm të KF “Drita”

Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 09 July 2018

Presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi, ka pritur sot në zyrën e tij, drejtorin e përgjithshëm të KF “Drita”, Feti Murseli, shkruan GazetaFokus.

Ky i fundit në emër të kryesisë së KF “Drita”, e uroi presidentin Ademi për mandatin katërvjeçar në krye të FFK-së, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme.

LEXO EDHE: Malmo mbërrin në Kosovë (Foto)

-Advertisement-

Ai vlerësoi se Ademi është njeriu më i duhur për ta drejtuar futbollin kosovar në këtë periudhë dhe për t’i vazhduar projektet në zhvillimin dhe përparimin e futbollit kosovar, duke pasur parasysh se ka qenë për gati dy dekata në pozitën e zëvendëspresidentit dhe vazhdimisht ishte krahu i djathtë i presidentit të ndjerë, Fadil Vokrri.

Ndërkaq, presidenti Ademi e falënderoi z.Murseli dhe në përgjithësi kryesinë e KF “Drita” për mbështetjen e ofruar, derisa e uroi edhe një herë klubin gjilanas për suksesin e arritur në rrethin parakualifikues të Ligës së Kampionëve.

Tutje, presidenti Ademi, theksoi se paraqitja dinjitoze e KF“Drita” në garat evropiane ka bërë që të rriten edhe vlerësimet për futbollin e Kosovës, teksa u shpreh i bindur se skuadra e Dritës do t’i dëshmojë vlerat e saj të lojës së futbollit dhe të ‘fair-play’-it edhe në ndeshjen e nesërme kundër Malmos në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, që zhvillohet në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. /GazetaFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera