Lajme

Presidenti dhe Ministri i Drejtësisë zotohen te Familja Maloku: Vrasësit do të dalin para drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 11 March 2018

Udhëheqësit më të lartë të shtetit, Hashim Thaçi e ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në pasditen e sotme i kanë shkuar në shtëpinë e familjes së Maloku nga fshati Plloqicë i komunës së Malishevës, familje kjo të cilës iu vranë dy djemtë, Shani e Bahri Maloku, në pragun e shtëpisë në orët e para të së premtes. Thaçi e Tahiri u zotuan se vrasësit e kësaj ngjarje do të dalin para drejtësisë, shkruan Gazeta Express.

Plaçkitjet kishin qenë shqetësim i javëve të fundit për banorët e fshatit Plloqicë të Malishevës. Por, një e tillë mbrëmë është shndërruar në tragjedi. Hajnat në orët e para të së premtes ia mësynë për të plaçkitur shtëpinë e vëllezërve Shani e Bahri Maloku nga ky fshat.Por, pasi u zbuluan nga pronarët të cilët u vunë në ndjekje të tyre, ata qëlluan për vdekje me breshëri plumbash dy vëllezërit 44 e 33 vjeç.

Shani e Bahri Maloku u vranë të premten pas mesnate në pragun e shtëpisë nga dy persona me një breshëri plumbash në shtëpinë e ture në fshatn Plloqicë të Malishevës. Për këtë rast nga ana e organeve të hetuesisë janë ndaluar dy persona.

-Advertisement-

Për ngushëllime në familjen Maloku të Malishevës të dielën kanë shkuar edhe presidenti Hashim Thaçi, bashkë me ministrinë e drejtëisisë Abelard Tahirin. Të dy këta u zotuan se autorët do të dalin para drejtësisë.

“Ngushëllime. Bëhuni të fortë. Ngajrjen e fundit që ndodhi e kemi marrë me keqardhje dhe dhimje shumë të madhe. Ndajmë dhimbjen me ju. Ngushëllimet më të sinqerta për ju dhe familjan. Ne duhet të besojmë në të ardhmen. Ka qenë një diçka e prekshme për të gjithë. Kam reagua publikisht. Të jeni të sigurt që do t punojmë maksimalisht që kjo ngjarje të zbardhet”, ka thënë Thaçi tek familja e viktimave.

Paraburgimi u është caktuar dy të dyshuarve për këtë vrasje të dy me inicialet B.M.
Paraburgimin për të dyshuarit e kishte kërkuar Prokuroria në Gjakovë.
Vrasja e dy vëllezërve Maloku ndodhi dje në orët e para të ditës në fshatin Plloçicë të Malishevës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera