Sport

Presidenti i Bilbaos i përgjigjet Realit për portierin Kepa

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 27 December 2017

Real Madrid është i interesuar në portierin spanjoll të Athletic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga.
Presidenti i Athletic Bilbaos, Josu Urrutia ka thënë se nuk ka asnjë informacion se Real Madrid po interesohet për portierin e tij, Kepa Arrizabalaga.

Por, ai tha se nëse portieri dëshiron të largohet, atëherë duhet të ua konfirmojë këtë atyre dhe të paguajë klauzolën e tij.

“Lojtari nuk na ka thënë s dëshiron të largohet dhe për momentin jam pozitiv në renovimin e kontratës”, tha fillimisht Urrutia gjatë një konference për media.

-Advertisement-

“Por, nëse lojtari dëshiron të largohet, atëherë duhet të na tregojë dhe të paguajë klauzolën e tij”, tha në fund ai.

Klauzola e kepa është vetëm 25 milionë euro, shumë kjo e pranueshme për Real Madridin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera