Sport

Presidenti i Barcelonës: Jemi më të fortë se vitin e kaluar

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 05 September 2017

Josep Maria Bartomeu beson se Barcelona ka skuadër më të mirë sesa vitin e kaluar.

Barcelona nuk ka pasur shumë sukses në afatin kalimtar të verës. Ekipi katalunas ka humbur yllin e skuadrës, Neymarin, i cili u transferua në PSG për 222 milionë euro.

Kurse, gjatë kësaj vere transferoi  lojtarët si: Nelson Semedo (Benfica), Paulinho  (GZ Evergrande), Ousmane Dembele (Dortmund) dhe Gerard Deulofeu (Everton).

Presidenti i skuadrës katalunase, Josep Maria Bartomeu beson se Barcelona ka skuadër më të mirë sesa vitin e kaluar

-Advertisement-

“Kemi një ekip më të mirë se vitin e kaluar. Ne kemi bërë një ekip për të fituar gjithçka dhe më të mirë se të vitit të kaluar”, ka deklaruar Bartomeu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera